Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se presidenti Thaçi nuk i përket listës së barnave esenciale, “por regjistrit të sëmundjeve kronike, të këtyre sëmundjeve të cilat na vijnë si negociata pa parime në të cilat Kosova është shumë më tepër temë sesa palë”.
Kurti e bëri këtë deklaratë gjatë tubimit të LVV-së në Gjakovë, për mobilizimin e protestës së 29 shtatorit, që organizohet nga kjo parti.
Komunikata e plotë e LVV-së:
Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdoi rendin e tubimeve mobilizues për protestën e 29 shtatorit në Gjakovë. Në tubim bënë thirrje për bashkim Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti, përfaqësuesja e organizatës “Thirrjet e Nënave” Nestrete Kumnova, luftëtari i UÇK-së Lekë Dobruna, deputetja dhe anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Arbërie Nagavci dhe Kryetari i Qendrës së Lëvizjes në Gjakovë Agon Batusha.
Gjakova dikur e industrializuar dhe sot e varfëruar nuk do të heshtë, por do t’i bashkohet masivisht dhe paqësisht protestës mbarëpopullore dhe tejpartiake të 29 shtatorit. Gjakova as nuk e harron të shkuarën dhe as nuk ndalet për ta kërkuar drejtësinë në të tashmen.
“Nuk mundemi me folë për drejtësi nëse nuk i japim zë dhimbjes!”, tha zonja Kumnova. Ndërsa presidenti kurrë nuk i përmendi në bisedime të pagjeturit, krimet e luftës dhe dëmet që na i shkaktoi Serbia.
Ngaqë është i frikësuar për veten e tij nga gjykata speciale, Thaçi po përhap panik në të gjithë vendin për ndarjen e Kosovës. “Presidenti e mendon Kosovën si një mall që mund të shitet me çmim të negociueshëm. Por ne duhet t’ia ndalojmë atij tërësisht tregtinë,” tha deputetja Nagavci. Ne nuk jemi të frikësuar, nuk jemi në panik dhe nuk i nënshtrohemi një njeriu.
“Thaçi nuk i përket listës së barnave esenciale, por regjistrit të sëmundjeve kronike; të këtyre sëmundjeve të cilat na vijnë si negociata pa parime në të cilat Kosova është shumë më tepër temë sesa palë”, u shpreh Kryetari Albin Kurti.
Po ashtu, Kryetari Kurti përmendi dy takimet e tij të fundit, me ish-kryetarin e LDK-së Isa Mustafën dhe me Organizatën e Veteranëve të Luftës, për të ritheksuar problemet e Kosovës dhe gatishmërinë e Lëvizjes për zgjidhjen e tyre tejpartiake.
Thirrja shkon për të gjithë Gjakovën dhe fshatrat e saj që të bashkohen me datë 29 shtatorë, ditën kur fillon fundi i Thaçit dhe fillimi i zgjidhjes së problemeve të Kosovës! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjykimi për falsifikim të rezultateve të votimit, veçohet procedura për ish-deputetin Haxhi Shala

Puna e AKI-së që çoi deri te aktakuza ndaj dy të dyshuarve për spiunazh te shërbimi sekret serb

Taravari vizitoi Spitalin e Prilepit, promovoi aparate të sofistikuara nga 20 milionë denarë për ndërhyrje kirurgjikale

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij