LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Do të bëjmë hapje graduale, jo siç bënë këta direkt e në dasma

Kurti: Do të bëjmë hapje graduale, jo siç bënë këta direkt e në dasma

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për situatën e pandemisë dhe plani nëse ai fiton zgjedhjet.

“Qasja jonë do të jetë me hapje graduale të mençur, jo siç bënë këta me 7 qershor direkt e në dasma. Dy vendime kanë marrë këta kur kanë ardhur me 7 qershor: Heqja e reciprocitetit me Serbinë dhe anulimi i masave tona [antiCovid], me ç ‘rast [u shkua] direkt e në dasma. Në vend se të hapet prodhimtaria e ndërtimtaria e më vonë dasmat, këta filluan direkt me dasma”, tha ai në “Debat Plus”.

Kurti thotë se kur e ka lënë Kryeministrinë, në Kosovë kishte 30 të vdekur ndërsa sot janë mbi 1500.


“Sot jemi në gjendje si në luftën e 1998 jo 1999”, ka thënë Kurti, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se qeveria e tij ka pasur qasjen e duhur për menaxhimin e pandemisë.

“Po të kishim vazhduar ne nuk do të ishte kjo situatë si sot”.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se ai do të ndërtojë qeveri të besueshme dhe do të mund të sigurohen vaksinat.

“Ne do të bashkëpunojmë me vendet e BE-së për sigurimin e vaksinave”, tha ndër të tjera Albin Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori