LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon Yagcılarin, flasin për reformat në administratën publike

Kurti takon Yagcılarin, flasin për reformat në administratën publike

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) Mahir Yağcılar, me të cilin bisedoi për proceset nëpër të cilat po kalon vendi me theks të veçantë për reformat e brendshme që duhen bërë në administratën publike.

Kurti e njoftoi Yagcilar me prioritetet e qeverisë së re, për bashkëpunim dhe shtet-ndërtim demokratik që siguron si punësimin e drejtësinë ashtu edhe mirëqenien e integrimin për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Nga z. Yagcilar pranuam urimet për fitoren e Lëvizjes në zgjedhjet e fundit dhe bashkëbiseduam për proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë me theks të veçantë për reformat e brendshme që duhen bërë në administratën publike. Kryetari Kurti e njoftoi z.Yagcilar me prioritetet e qeverisë së re, për bashkëpunim dhe shtetndërtim demokratik që siguron si punësimin e drejtësinë ashtu edhe mirëqenien e integrimin për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Yağcılar folëm edhe për rolin e komunitetit turk në Kosovë dhe përfaqësimin e këtij komuniteti.
Kryetari Kurti theksoi se zhvillimi ekonomik që krijon vende pune është çelës për përparimin si të individëve ashtu edhe të komuniteteve që jetojnë në Republikën tonë. Në fund të këtij takimi, shprehëm gatishmërinë për ta vazhduar komunikimin dhe bashkëpunimin në të ardhmen. Në fund të këtij takimi, shprehëm gatishmërinë për ta vazhduar komunikimin dhe bashkëpunimin në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e LVV-së në Facebook./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori