LAJMI I FUNDIT:

Kurti shtroi darkë për Ashton: Ndonëse në role tjera, po përballemi me shumë çështje të njëjta si para 10 vjetëve

Kurti shtroi darkë për Ashton: Ndonëse në role tjera, po përballemi me shumë çështje të njëjta si para 10 vjetëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se të premten mbrëma ka shtruar darkë për baroneshën Catherine Ashton, ish përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme.

Me të Kurti ka thënë se ka biseduar për politikën dhe çështjet evropiane e rajonale, ndërsa ka shtuar se edhe pse rolet e tyre kanë ndryshuar, po përballen me shumë çështje të njëjta si para 10 vjetëve.

Baronesha Ashton: Duam të shohim përparim në dialogun Kosovë-Serbi, procesi nuk ka qenë asnjëherë i lehtë
Lexo po ashtu Baronesha Ashton: Duam të shohim përparim në dialogun Kosovë-Serbi, procesi nuk ka qenë asnjëherë i lehtë

“Kam shtruar një darkë mbrëmë në periferi të Prishtinës për Baroneshën Ashton, me të cilën kam diskutuar për politikën dhe çështjet evropiane dhe rajonale. Edhe pse rolet tona janë të ndryshme sot në krahasim me dhjetë vjet më parë, ne përballemi me shumë nga të njëjtat çështje”, ka shkruar kryeministri në platformën “X”.


Ndryshe, Ashton një ditë më parë ka marrë pjesë në konferencën “Dialogu me Serbinë: Mësime nga e kaluara për të ardhmen e procesit”, të organizuar nga Grupi për Ballkan.

Në fjalimin e saj ajo ka thënë se Kosova është shumë e rëndësishme për të, ndërsa ka riktheksuar se procesi i dialogut Kosovë – Serbi nuk ka qenë asnjëherë i lehtë.

“Shpresoj ta kuptoni se koha e kaluar në dialog ka qenë e vështirë. E ardhmja e këtij rajoni është në Bashkimin Evropian, është më mirë për ekonominë, për zhvillimin e të rinjve, etj”, ka deklaruar Ashton. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori