LAJMI I FUNDIT:

Kurti takoi shefin e UNDP-së, theksojnë bashkëpunimin kundër korrupsionit

Kurti takoi shefin e UNDP-së, theksojnë bashkëpunimin kundër korrupsionit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot shefin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti theksoi se bashkëpunimi në fushën kundër korrupsionit, drejtësisë tranzicionale, të drejtave të komuniteteve jo shumicë dhe trashëgimisë kulturore, janë të rëndësisë së veçantë dhe në lidhje me të njëjtat, duhet vazhduar bashkëpunimi në të ardhmen.

Qeveria e Republikës së Kosovës, duke u kujdesur për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e vendimeve të saj, ka bazuar edhe bashkëpunimin me agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, në ligjet në fuqi.


Rëndësi, kryeministri gjithashtu i dha edhe punës në strategjinë kundër korrupsionit, rekomandimeve të propozuara nga qeveria brenda të njëjtës e që ngritin nivelin e llogaridhënies së institucioneve publike, duke zvogëluar kështu dukshëm mundësinë e korrupsionit në fushën e prokurimit publik, shëndetësisë, edukimit, administratës publike dhe funksionimit të gjyqësorit, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori