Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se tashmë kur janë bërë 6-vjet nga ratifikimi i marrëveshjes Thaçi-Daçiq, vërtetohet ajo që thoshte se dialogu Kosovë-Serbi nuk ka për prioritet integrimin evropian të Kosovës por anëtarësimin e Serbisë në BE.
Kurti shkroi se 27 qershori i vitit 2013 ishte ditë e zbaticës së madhe në shtetndërtimin demokratik të Kosovës.
“Shumëçka i mungonte asaj marrëveshjeje: transparenca në proces, përgatitja në tema, legjitimiteti në popull, llogaridhënia në Kuvend, kredibiliteti në ekip, autoriteti në udhëheqje… Shumëçka i tepronte asaj marrëveshjeje: nga 15 pikat e saj, 6 të parat i kushtoheshin ekskluzivisht krijimit të ‘Zajednicës’”, shkroi Kurti.
Kreu i VV-së shtoi se dialogu për normalizim nuk e ka normalizuar as dialogun sepse premisa ishte e gabueshme: të merremi vesh për të ardhmen e raporteve paçka se nuk pajtohemi as për faktet nga e kaluara.
Shkrimi i plotë i Albin Kurtit:
Dita e kthesës teposhtë
Sot, më 27 qershor 2019, u mbushën gjashtë vjet nga ratifikimi i marrëveshjes Thaçi-Daçiq. Kuvendi i Kosovës atë ditë ishte i rrethuar e i mbushur me policë, kurse të nesërmen e këtij ratifikimi me 84 vota, Këshilli Evropian mori vendim për çeljen e negociatave për anëtarësim me Serbinë. U vërtetua ajo që thoshim ne: dialogu Kosovë-Serbi nuk ka për prioritet integrimin evropian të Kosovës por anëtarësimin e Serbisë në BE.
Pas nënshkrimit të asaj marrëveshjeje më 19 prill 2013 me Daçiqin në Bruksel, asokohe kryeministër, Thaçi deklaroi: “Ne sapo kemi nënshkruar marrëveshjen e parë historike ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë, me garancitë e baroneshës Ashton. Kjo marrëveshje është nënshkruar inicialisht mes dy kryeministrave të dy shteteve me garancinë e baroneshës Ashton. Arritja e kësaj marrëveshjeje është njohje e Kosovës, e subjektivitetit ndërkombëtar, sovranitetit dhe integritetit territorial.” Ndërkaq, në fjalimin e tij tha se: “Me këtë marrëveshje do të normalizojmë dhe funksionalizojmë gjendjen në vendin tonë. (…) Kosova përfundimisht me marrëveshjen e djeshme po hyn në epokën e normalitetit.”
Dialogu për normalizim nuk e ka normalizuar as dialogun. Sepse premisa ishte e gabueshme: të merremi vesh për të ardhmen e raporteve paçka se nuk pajtohemi as për faktet nga e kaluara.
Marrëveshja Thaçi-Daçiq edhe formoi Listën Serbe edhe përcaktoi 3 nëntorin 2013 për datë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Ndërkaq, 27 qershori 2013 i ratifikimit të asaj marrëveshjeje e shpinte më tej kundërmocionin e PDK-së kundër reciprocitetit me Serbinë, të datës 20 janar 2012, duke betonuar raportin asimetrik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Shumëçka i mungonte asaj marrëveshjeje: transparenca në proces, përgatitja në tema, legjitimiteti në popull, llogaridhënia në Kuvend, kredibiliteti në ekip, autoriteti në udhëheqje…
Shumëçka i tepronte asaj marrëveshjeje: nga 15 pikat e saj, 6 të parat i kushtoheshin ekskluzivisht krijimit të ‘Zajednicës’.
Me pikën e parë themelohej Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe si dhe e drejta e vetos së saj për zgjerim.
Në pikën e dytë instalohej e drejta e vetos e këtij Asociacioni/Bashkësie për shpërbërje. Presidenti mund ta shpërbëjë Kuvendin por jo edhe këtë Asociacion/Bashkësi. Kryeministri njësoj, mund të shpërbëjë Qeverinë përmes dorëheqjes së tij, por ai nuk mund ta shpërbëjë edhe këtë Asociacion/Bashkësi.
Pika e tretë fliste për president, zëvendëspresident, kuvend dhe këshill, që do të thotë për organe të larta të entitetit autonom që e quanin Asociacion/Bashkësi.
Në pikën e katërt flitej për kompetenca në zhvillim ekonomik, arsim, shëndetësi dhe planifikim urban e rural.
Pika e pestë krijonte mundësi për rritje kompetencash për Asociacionin/Bashkësinë, por jo edhe për zvogëlim të tyre.
Pika e gjashtë thoshte se Bashkësia/Asociacioni duhet të ketë një përfaqësues në autoritetet qendrore. Përfaqësuesi i këtillë bëhej personifikimi i vetos serbe.
27 qershori 2013 ishte ditë e zbaticës së madhe në shtetndërtimin demokratik të Kosovës.
Ata që kishin të drejtë duhet të drejtojnë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë