Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deklaron se Qeveria Hoti jo vetëm që ka marrëveshje me Qeverinë serbe, por varet nga secili deputet i Listës Serbe.
Ai në një intervistë për KosovaPress, ka theksuar se vendi ka nevojë për zgjedhje të reja pasi qeverinë aktuale e cilëson si qeveri “Koti” dhe të paligjshme.
“Kur ne themi se këtë qeverinë aktuale e konsiderojmë si qeveri Koti dhe të paligjshme ne kemi thënë krejt çka është e nevojshme të thuhet për këtë qeveri. Çdo gjë tjetër mund të jetë veçse përsëritje. Nuk e kanë as legjitimitetin as kredibilitetin. Kemi nevojë për zgjedhje të reja në mënyrë që të dalim me Kuvendin të ri dhe të kemi rikthim të qeverisjes së mirë, e cila në këta katër muaj e ka ndalur edhe gjakderdhjen financiare e ka zvogëluar vetën, i ka ulur pagat vetvetes edhe e ka forcuar shtetin. Por, për këtë gjë pas peticionit natyrisht duhet të vijë realizimi i këtij vullneti të qytetarëve për një freskim të legjitimitetin institucional. Tash qartazi janë duke e pritur Serbinë sepse ajo i ka zgjedhjet dhe do ketë edhe qeveri të re, sepse e kanë Serbinë brenda në mënyrë vendimmarrëse… Qeveria ‘Koti’ e ka edhe marrëveshjen me qeverinë serbe, edhe varet jo vetëm nga Lista Serbe, por edhe nga secili deputet i Listës Serbe. Deputeti i Listës Serbe as për së afërmi nuk ka vendimmarrje në Listën Serbe sa ka vendimmarrje në qeverinë e Kosovës. Një deputet të Listës Serbe po ia hoqe kësaj qeveria kolapson ndonëse nuk mund të thuash se qëndron edhe ashtu”, tha ai.
Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti teksa ka folur për menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe lehtësimin e masave nga qeveria Hoti.
Kurti thotë se çdo gjë që devijon nga qeverisja e tij sa i takon lehtësimit të masave në kohën kur kemi shtim të rasteve pozitive me COVID19 do jetë gabim.
“Qeveria Koti i ka të gjitha gjërat e trasuara nga qeveria jonë e re e mirë e cila për këto 4 muaj ka dëshmuar që mundet shumë më ndryshe dhe shumë më mirë. Çkado që devijojnë veçse gabojnë. Mirëpo, atyre u mungon edhe kredibiliteti edhe legjitimiteti. Pra edhe po propozuan ndonjë gjë që është e hajrit, ata ose s’e implementojnë dot ose e deformojnë në implementim”, tha ai.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje e ka përshëndetur interpelancën për masën e reciprocitetit e kërkuar nga grupi parlamentar i partisë që ai e udhëheqë.
Megjithatë e quan të pakuptim që një shtet i pavarur t’ia heq reciprocitetin Serbisë e cila ka sjellje armiqësore ndaj Kosovës.
“Mendojë që është shumë mirë që po bëjnë interpelancë për ta mbrojtur reciprocitetin, meqenëse është i pashembullt jo vetëm në historinë tonë që dikush t’ia heqë vetës të drejtën sovrane për raporte reciproke me fqinjët, e në këtë rast para se gjithash e mbi të gjithash me Serbinë. E cila me qëndrimet e veta dëshmon se është vend dhe shtet armiqësor ndaj nesh. Pra, nuk ka kuptim që shteti i pavarur vetvetes t’ia heq reciprocitetin me një vend i cili tregohet armiqësor”, deklaroi Kurti.
Qeveria e Kosovës nën udhëheqjen e Albin Kurtin nga 1 prilli i këtij viti pati vendosur masën e reciprocitetit, kështu duke e hequr taksën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë.
Me të ardhur në krye të qeverisë së Kosovës kryeministri, Avdullah Hoti ndër vendimet e tij të para ishte heqja e masës së reciprocitetit e cila ishte parë si pengesë nga pala serbe për dialogun Kosovë-Serbi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri