LAJMI I FUNDIT:

Kurti priti në takim ambasadorin Biggi: Australia, mbështetëse e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Kurti priti në takim ambasadorin Biggi: Australia, mbështetëse e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim të ngarkuarin me detyrë të ambasadorit të Australisë në Zagreb, Adrea Biggi, njëherësh ambasador jorezident i Australisë në Kosovë.

Përmes një njoftimi për media thuhet se takimi filloi me falënderimin e kryeministrit Kurti për mbështetjen e hershme dhe të vazhdueshme të Australisë ndaj popullit dhe shtetit tonë.

“Australia është nga vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dy ditë pas shpalljes së saj, dhe një prej vendeve të para me të cilat Republika e Kosovës ka vendosur marrëdhënie diplomatike, tre muaj pas shpalljes shtet i pavarur dhe sovran. Australia po ashtu ishte shtëpi e rreth 4.000 refugjatëve nga Kosova gjatë vitit 1999, dhe sot është mbështetëse e shtetit të Kosovës në synimet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.


Përmirësimin e indikatorëve ekonomik dhe të atyre demokratik, kryeministri Kurti ia atribuoi stabilitetit institucional, qeverisjes demokratike dhe platformës anti-korrupsion. Përkrah rritjes ekonomike prej 10.53%, gjatë këtij viti të qeverisjes, Kosova është renditur në vendin e parë sa i përket sundimit të ligjit në Ballkan sipas World Justice Project, është ngritur për 17 vende sa i përket luftës kundër korrupsionit sipas Transparency International dhe për 17 vende më lart sa i përket lirisë së mediave, sipas Reporterëve pa Kufij.

“Lidhur me bashkëpunimin rajonal, kryeministri Kurti tha se Kosova është treguar e përkushtuar, konstruktive në qasje dhe kreative në propozime. Ngjashëm sikurse edhe në procesin e dialogut me Serbinë, për të cilin theksoi se duhet të jetë dialog parimor që respekton barazinë e palëve në bisedime dhe që në qendër të marrëveshjes duhet ta ketë njohjen e ndërsjellë”, thuhet më tej në njoftim.

Në anën tjetër, ambasadori Biggi e falënderoi kryeministrin Kurti për mirëpritjen, për bashkëpunimin e mirë dhe për urimin që i ka bërë kryeministrit të sapo zgjedhur të Australisë, Anthony Albanese. Ai tha se Australia vazhdon të ketë gatishmëri për të ndihmuar Republikën e Kosovës dhe për të pasur bashkëpunim të ngushtë në fusha me interes të përbashkët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Kronika e Zezë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Kalo në kategori