Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e quajti “hajn”, presidentin e vendit, Hashim Thaçi gjatë fjalimit të tij në tubimin për 15-vjetorin e formimit të partisë së tij. Kurse, duke përmendur sukseset e 100-ditëshit të qeverisjes së tij, u shpreh se janë të gjithë bashkë për të zgjedhur një president që i përfaqëson të gjithë barabartë.
“Sot jemi shumë, jemi shumë më shumë sepse sot jemi të gjithë bashkë si kurrë më parë. Jemi bashkë për të zgjedhur një president që na përfaqëson të gjithëve, që na nderon të gjithëve e na lartëson pa dallim”, tha Kurti.
Kurti u shpreh se presidenti e ka ngritur dilemën nëse është hajn apo nuk është hajn.
‘Një qytetar e quajti presidentin hajn, pa ja përmendur emrin, mirëpo truprojat e presidentit e dini se ky qytetar e ka fjalën për presidentin, prandaj edhe ju vërsulën qytetarit student. Ne nuk kemi prokurori e gjyqësi të guximshme për të vërtetuar hajninë e presidentit, prandaj ai u frikësua që gjyqi do tu bëhej”, tha Kurti.
Pastaj, ai e quajti “hajn”, presidentin Thaçi, duke shtuar se kjo nuk do të vazhdonte edhe për shumë kohë.
“Që të mos e lëmë pa e zgjidhur atë dilemë, presidenti është hajn. Por jo është për shumë gjatë, por edhe për disa muaj, ai do të shkoj dhe nuk do të vjedh më. Ashtu si sot, nuk mund të vjet Njazi Thaçi në KEK e as Bedri Istrefi në Telekom”, tha Kurti.
Kurti tha se shteti duhet të punojë për të gjithë barabartë, kurse siç tha ai, qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar se Qeverisja e mirë është e mundur.
“Shteti duhet të punoj për secilin dhe për të gjithë njësoj, duhet të krijoj mundësi të barabarta për tu punësuar e shkolluar. Shteti nuk mund të zaptohet e privatizohet sikur ka ndodhur në Kosovë, ku disa familje kanë kapur disa ndërmarrje e i kanë zaptuar përgjithmonë. Entuziazmin e 6 tetorit për ndryshim, e kthyem në program. Ne kurrë nuk do të kthehemi para 6 tetorit, sepse për vetëm 100 ditë kemi parë se qeverisja e mirë është e mundur. Kemi parë se ndryshimi është i mundur dhe më nuk kthehemi prapa por do të ecim përpara, shumë si shumica dhe shpejt si Lëvizja”, tha Kurti gjatë manifestimit.
Ai tha se populli e pa si reaguan regjimi i vjetër dhe kapësit e shtetit.
““Ata që e kanë kapur shtetin në të gjitha anët u kapën bashkë për të rrëzuar Qeverinë e mirë. Ju ishin dëshmitarë, sesi presidenti i zgjedhur me vota të kontrabanduara në Kuvend, u vërsul me gjykata e të gjitha institucione në Qeverisjen e mirë. Ai nuk i gjeti askund, por i gjeti të Lidhja Demokratike, e cila e braktisi qeverisjen e mirë. Tani janë të gjithë së bashkë në një Qeveri Koti që për kumbarë e kanë presidentin e PDK-së. Mirë që janë bashkë se ata janë kanë bashkë qe 20 vjet, në vjedhje korrupsion. Tash kurrë nuk ka qenë më lehtë me e nda të mirën nga e keqja. Ne jemi popull i lashtë dhe i drejtë, kurrë nuk kemi pushtuar të tjerët, por as nuk kemi pranuar nënshtrimin nga të tjetër. Jemi popull ilir dhe kemi luftuar për liri”, tha Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri