Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sërish ka folur rreth çështjes së formimit të një qeverie të re nga ana e LDK-së.
Kurti ka thënë se për një çështje që është përgjigjur tashmë nuk mund të thotë diçka të re.
Ai ka thënë se Avdullah Hoti do të jetë kryeministër i cili ia mbanë anën presidentit Hashim Thaçi.
“Presidenti po dëshiron të ketë një kryeministër të dobët i cili ia mbanë anën në intencën për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Presidenti është zbrapsur nga kjo qeveri me të drejtë, tash dëshiron një kryeministër tjetër i cili nuk do të jetë kryeministër në mënyrë që ky ta plotësoj dëshirën e vet për të qenë më shumë se president sepse qartazi është i pakënaqur me kompetencat që ka”, ka thënë Kurti.
Kurti ka ftuar Thaçin që të del në zgjedhje dhe të kandidojë për kryeministër nëse nuk është i kënaqur me kompetencat që ka si president.
“Presidenti le të jep dorëheqje dhe të del në zgjedhje, e pastaj bëjmë disa debate. Nëse don më shumë kompetenca të garojë për kryeministër e jo ta keqpërdor ulësen e presidentit për shkak të etjeve të tij për pushtet”, ka thënë Kurti, duke shtuar se këto lojëra duhet të marrin fund.
Kryeministri në detyrë ka shtuar se ende nuk kanë një letër me nënshkrim nga ana e presidentit për ofertën që ia ka bërë partisë së dytë për krijimin e Qeverisë.
Ai shtoi se presidenti po vazhdon të shkelë Kushtetutën.
“Që bëhet fjalë për shkelje nuk ka dyshim. Letrën e parë pas mocionit ndaj Qeverisë,presidenti më ka dërguar letër më 2 prill, me 22 prill më ka dërguar letër tjetër ku thotë se po refuzojmë të nominojmë kandidatin për formim të Qeverisë. Ku shkruan në Kushtetutë që duhet të pritet subjekti i parë 20 ditë, totalisht arbitrar. Ai duhet ta respektojë Kushtetutën ai nuk e shkruan Kushtetutën, kjo është njëra ndër shkeljet aq të shumta e të panumërta të tij”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë