LAJMI I FUNDIT:

Kurti takohet me Ramën në Tiranë

Kurti takohet me Ramën në Tiranë

E plotësuar: Janë bërë gati tre orë që kur lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është në takim në Kryeministri të Shqipërisë me kryeministrin Edi Rama.

Takimi ka filluar Rreth orës 18:20 dhe ende nuk ka ndonjë deklaratë nga pretendenti për shef ekzekutivit në Kosovë, Albin Kurti, e as nga kryeministri Rama.

Takimi Kurti-Rama vjen pas zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë, ku partia e Kurtit doli e para, i cili përveç në Prishtinë, fitoren e ka festuar edhe në Tiranë.


Para objektit të Kryeministrisë janë duke pritur shumë mediat nga Tirana dhe Prishtina.

E plotësuar: Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti në mbrëmjen e sotme është takuar me Edi Ramën.

Ai është parë duke hyrë në Kryeministrinë shqiptare.

Gjatë ditës së sotme Kurti ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Tiranë, për të marrë pjesë në një konferencë, ku do të takohet edhe me kryeministrin Rama.

Kurti konfirmon takimin me Edi Ramën në Tiranë – do të diskutojmë për shumë gjëra

​Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka konfirmuar se do të udhëtojë në Tiranë, ku do të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare , si dhe do të ketë një takim me kryeministrin Edi Rama, edhe pse Kurti nuk ka treguar se cila do të jetë tema e takimit.

“Sonte shkoj në një konferencë ndërkombëtare që mbahet në Tiranë e ku jam ftuar e cila zgjatë për gjatë fundjavës e në të njëjtën kohë edhe do të takohem me  kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Shumë gjëra do t’i diskutojmë”, theksoi Kurti.

Po ashtu, Kurti tha se dje kishte pasur disa takime me zyrtarë të larë në Gjermani për ta shpjeguar programin qeverisës dhe për bisedimet me LDK-në.

Ai tha se ka pasur takime tek zyra e kancelarës Merkel, me këshilltarin e saj për politikë dhe siguri Heker, në Ministrinë e Jashtme, e po ashtu edhe në Bundestagun gjerman me deputetët e partive të ndryshme politike atje.

Kurti tha se do të bashkëpunojë me aleatët e Kosovës, si me Gjermaninë për zhvillim ekonomik, për sundim të ligjit dhe për integrime evropiane.

“Kam shpaguar programin tonë, bisedimet tona me Lidhjen Demokratike të Kosovë dhe zotimin tim si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës që do të bashkëpunoj ngushtë me partnerët, me aleatë tanë siç është edhe Gjermania, për zhvillim ekonomik, për sundim të ligjit, për integrime evropiane dhe që të gjithë këta më kanë uruar për rezultatin e mirë të VV-së më 6 tetor”, deklaroi ai.

Këto komente Kurti i bëri gjatë një vizite në panairin “Agrokos”.