LAJMI I FUNDIT:

Kurti nga Prekazi thotë se drejtësia për familjen Jashari ende nuk ka nisur

Kurti nga Prekazi thotë se drejtësia për familjen Jashari ende nuk ka nisur

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se secili anëtarë  i familjes Jashari sakrifikoi për ketë vend. Mirëpo, siç tha ai, drejtësia për sulmin e Serbisë ndaj kësaj familje as nuk ka nisur.

Kështu tha Kurti derisa bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së.

“Tre breza, gjithsej 59 veta para 23 vjetëve u flijuan në Prekazin historik për lirinë e Kosovës. Baca Shaban dhe nëna Zahide, daja Osman, deri te Kushtrimi 13 vjeç e Igballja e Blerina e vogël, u sakrifikuan për çlirim, për pavarësi, për bashkim, për popullin dhe kombin tonë. Gjysma ishin burra e gjysma gra e fëmijë. Hamza luftoi bashkë më gruan e tij, e Ademi bashkë me gruan. Ndërsa bashkëshortja e bacës Rifat u vra me vajzat e saj dhe djalin”.


“Për këtë sulm shtetëror të Serbisë ndaj familjes legjendare Jashari, askush nuk është gjykuar dhe nuk ka pasur asnjë gjykim për këtë krim shtetëror të Serbisë që dikush të dënohet. Drejtësia është vonuar dhe as s’ka filluar, prandaj ne duhet të angazhohemi që kjo të ndryshojë për hir të Republikës së Kosovës, për hir të pasardhësve të Jasharëve dhe për hir të kombit tonë”, ka thënë Kurti, transmeton Telegrafi.

Ai po ashtu  tha se me nderim të përjetshëm përulen para jetës, veprës dhe rënies së Jasharëve, kryekomandantit Adem Jashari.

“Ata e deshën pakrahasimisht më shumë vendin tonë, sesa veten e tyre. Dashuria, kujdesi dhe përgjegjësia institucionale janë mënyra më e sigurt që edhe ne ta duam vendin tonë”, tha Kurti nga Prekazi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori