LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Ne shpëtuam territorin dhe e ndalëm luftën

Kurti: Ne shpëtuam territorin dhe e ndalëm luftën

Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se përveç që kanë arritur t’i ndalin marrëveshjen, kanë arritur që ta ndalin edhe luftën.

Kurti në një takim të Lëvizjes Vetëvendosje me strukturat nga e gjithë Kosova, ka thënë se beteja jonë e fituar nuk ishte një ditore por betejë që zgjati plot një vit derisa kanë ndalur Qeverinë e krimit dhe marrëveshjet.

“Duke iu falënderuar protestave më të më masive dhe fakteve të ekspertëve, ne e kemi ndal marrëveshjen por kemi ndalë edhe luftën. Protesta jonë jo vetëm që ka mbrojtur territorin tonë por e kemi parandaluar edhe luftën. Ne jemi ata që edhe e mbrojmë republikën por edhe e parandalojmë luftën”, tha Kurti.


Ai shtoi se kanë arritur këtë sukses të jashtëzakonshme duke qenë opozitë, duke shtruar pyetjes se çka do të bënin po të ishin në Qeveri.

Halli i PDK-së dhe LDK-së, sipas tij, nuk është se po shkojnë, por se Vetëvendosje po vjen.

Kurti gjithashtu tha se vendosmëria nuk është dhunë, ajo është seriozitet, por megjithëse në Kosovën e pasluftës janë vjedhur miliarda euro, më së shumti janë arrestuar aktivistë të VV.

“Edhe këta që janë nëpër burgje e arreste shtëpiake, sigurisht që janë të pafajshëm e do të shpallen të pafajshëm. Qëllimi i vetëm është që të njollosin VV por ne jemi këtu t’i paralajmërojmë se ne po vijnë për krejt popullin tonë dhe po vijmë si fitore”, tha ai. /Telegrafi/