LAJMI I FUNDIT:

Kurti në Ditën e Unitetit Kombëtar të Turqisë: Mirënjohës ndaj Erdogan për mbështetjen që i ka dhënë anëtarësimit të shpejtë të Kosovës në NATO

Kurti në Ditën e Unitetit Kombëtar të Turqisë: Mirënjohës ndaj Erdogan për mbështetjen që i ka dhënë anëtarësimit të shpejtë të Kosovës në NATO

Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Turqisë në Kosovë, në shënim të Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar të Turqisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shprehu konsideratat e popullit të Kosovës ndaj vendit dhe popullit turk.

“Nata e 15-16 korrikut 2016 ishte një ngjarje e rëndë për Turqinë, por edhe një natë e ankthshme për demokracitë kudo në botë. Para syve tanë po tentohej që pushteti t’i rrëmbehej me forcën e armëve përfaqësuesve të zgjedhur të popullit turk. Populli u ngrit në mbrojtje të demokracisë, miliona qytetarë mbushën sheshet, ata me trupat e tyre formuan barrikada kundrejt tankeve dhe në fund fituan”, ka deklaruar Kurti në këtë ceremoni.

Kosova te Turqia shikon një shtet aleat dhe një popull mik, me të cilin kemi lidhje të ngushta historike, marrëdhënie të sinqerta dhe të dobishme në shumë plane në të tashmen, tha kryeministri Kurti në fjalën e tij.


Ai shtoi se edhe për të ardhmen, populli i Kosovës dhe ai i Turqisë ndajnë perspektivën e paqes së qëndrueshme në rajonin e Ballkanit, të integrimeve në NATO dhe në Bashkimin Evropian, si edhe të zhvillimit ekonomik e social.

“I jemi mirënjohës presidentit Erdogan për mbështetjen që i ka dhënë anëtarësimit të shpejtë të Kosovës në NATO, si një veprim i denjë që do t’i shërbente sigurisë dhe paqes në Ballkan dhe në botë. Turqia i vlerëson siç duhet kërcënimet ndaj sigurisë në rajonin tonë dhe është mbështetëse e zgjerimit të NATO-s dhe të ndikimit të aleancës veriatlantike në Ballkanin Perëndimor”.

Kurti thotë se Turqia mbetet një partner strategjik i Kosovës dhe qeveria e Kosovës është e përkushtuar në vijimin dhe në zgjerimin e bashkëpunimeve ekonomike e kulturore dhe sociale mes dy vendeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Kronika e Zezë
KQZ përfundon numërimin dhe verifikimin e votave për deputetë nëpër qendra komunale

KQZ përfundon numërimin dhe verifikimin e votave për deputetë nëpër qendra komunale

Politikë

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Shpresim Uka: Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga UDB-ja dhe përdorte shantazhe për përfitime materiale

Shpresim Uka: Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga UDB-ja dhe përdorte shantazhe për përfitime materiale

Lajme
“Nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje”, Krasniqi nga NISMA: Të tjerët e kanë zënë rendin, në dreka e darka me  Kurtin

“Nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje”, Krasniqi nga NISMA: Të tjerët e kanë zënë rendin, në dreka e darka me  Kurtin

Lajme
Kalo në kategori