LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Kushtetuesja nuk duhet të pranojë që Presidenti të shkruajë Kushtetutën

Kurti: Kushtetuesja nuk duhet të pranojë që Presidenti të shkruajë Kushtetutën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, thotë se Gjykata Kushtetuese duhet t’i përmbahet misionit të saj për të interpretuar dhe jo për ta shkruar atë. 

Kurti në një intervistë për  për Rtv Ora, ka thënë se “dua të besoj që Gjykata Kushtetuese do t’i përmbahet misionit të saj për të interpretuar Kushtetutën dhe jo për ta shkruar atë”.

“Tani kemi tendencën e Presidentit të Kosovës ta bëjë amandamentimin e Kushtetutës dhe këtë gjë nuk duhet ta pranojë kurrsesi Gjykata Kushtetuese. Nuk është në pyetje thjesht kjo qeveri, është në pyetje çdo qeveri e ardhshme, është në pyetje rendi republikan dhe demokratik, logjika kushtetuese. Presidenti i Republikës nuk mund të shkruajë Kushtetutën, e respekton dhe e zbaton atë sikurse Kryeministri, sikurse edhe Gjykata Kushtetuese. Ndonëse Gjykata Kushtetuese mund ta interpretojë Kushtetutën, sërish as ajo nuk mund ta shkruajë atë”, tha ai.


E ndërsa Gjykata Kushtetuese ka deklaruar se po pengohet në punën e saj përmes presioneve, Kurti thotë se kjo gjykata të vetmin presion e ka nga Presidenti Thaçi.

Sipas Kurtit, Thaçi po i bën kryeministrit të Kosovës më shumë opozitë se vetë opozita.

“Për mua protestat nuk janë kurrë presion, janë dëshmi e vitalitetit demokratik të një shoqërie. Po ka presion në Gjykatën Kushtetuese sepse Presidenti çdo ditën shan kryeministrin, sulmon dhe shpif për kryeministrin. Gjyqtarët e Kushtetueses e kanë dhënë betimin para Presidentit. Presidenti në bazë të Kushtetutës duhet të përfaësojë vullnetin dhe unitetin e popullit, nuk duhet kurrësesi të dalë jashtë asaj që është e përbashkët te qytetarët dhe interesit të përgjithshëm. Por praktikisht Presidenti është duke më bërë mua më shumë opozitë se vetë opozita. Gjykata Kushtetuese natyrisht që ndodhet nën trysninë e tij. Ne kemi qeveri të re të Republikës së Kosovës por shteti i Kosovës vazhdon të mbetet me elementë të kapjes së shtetit dhe Presidenti natyrisht që ka leva të cilat nuk janë forma dhe publike”, tha ai. /RTV Ora/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori