LAJMI I FUNDIT:

Kurti ironizon me Thaçin rreth konferencave për shtyp

Kurti ironizon me Thaçin rreth konferencave për shtyp

“Çlirimi i Kosovës Lindore me konferenca shtypi?”, kështu po pyet lideri i Lëvizjes Albin Kurti, i cili në një postimin e tij të fundit në profilin e tij në Facebook ka ironizuar me presidentin Hashim Thaçi dhe thirrjeve të tij për konferenca për shtyp.

Kurti ka cituar një deklaratë të Thaçit, dhënë para dy jave në një nga konferencat për media, dukë thënë se Thaçi po tenton të fajësojë të tjerët për dështimet e tij.

“Nuk dua të tingëllojë aspak pesimist, por më duhet të theksoj, për hir të opinionit publik, se në rast se dështoj duke bërë këtë përpjekje historike, unë nuk do të jem i turpëruar se kam bërë përpjekje për të korrigjuar këtë padrejtësi historike. Por nuk mund të them se fatin e njëjtë do ta kenë shumë të tjerë të cilët pa asnjë argument qoftë politik, qoftë historik hezitojnë të radhiten në anën e së drejtës”, kishte thënë Thaçi.


“Kështu pat deklaruar Presidenti Thaçi në konferencën për medie para dy javëve. Pra, ai tashmë e ka menduar se kë dhe si do ta fajësojë pas dështimit. Më të hollësishëm e ka planin për shpërndarje faji pas dështimit sesa vetë propozimin për ‘korrigjim të kufirit’. Është përgatitur mirë ky President, që të dështojë. Zaten s’ka mundur ndryshe: lufta e UÇPMB-së nuk mjaftoi për të na e çliruar e bashkuar Kosovën Lindore kurse Presidenti do që ta arrijë këtë me konferenca shtypi”, ka shkruar Kurti. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga 56 në 51, si mbeti LVV pa pesë deputetë në Kuvend?

Nga 56 në 51, si mbeti LVV pa pesë deputetë në Kuvend?

Lajme
Refugjatët zbresin në Shëngjin, priten me banderola kundër Ramës dhe Melonit:

Refugjatët zbresin në Shëngjin, priten me banderola kundër Ramës dhe Melonit: "Përfundon këtu ëndrra evropiane"

Lajme
PDK me aksion simbolik në Kuvend, vendos kapele në ulëset e deputetëve të LVV-së

PDK me aksion simbolik në Kuvend, vendos kapele në ulëset e deputetëve të LVV-së

Lajme
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Shkuan ta vizitonin Ujëvarën e Mirushës, turistëve nga Spanja dhe Amerika Latine ua vjedhin çantën me dokumente

Shkuan ta vizitonin Ujëvarën e Mirushës, turistëve nga Spanja dhe Amerika Latine ua vjedhin çantën me dokumente

Kronika e Zezë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori