LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Është e pamundur që të mbyllet vendi për një kohë të gjatë

Kurti: Është e pamundur që të mbyllet vendi për një kohë të gjatë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se është vërejtur një koncentrim më i madh i rasteve të hospitalizuara dhe vdekjeve nga COVID-19 në disa komuna, pas së cilës Qeveria që ai drejton do të bëjë një analizë të hollësishme për të gjetur shkakun.

Ai në një konferencë për media sot pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha se do të mbajnë një mbledhje të veçantë të qeverisë për themelimin e komitetit për përcjelljen e gjendjes së pandemisë me coronavirus.

“Do ta kemi një mbledhje të veçantë të Qeverisë për të themeluar komitetin për vlerësim të situatës me COVID-19 në bazë të ligjit për luftimin e pandemisë. Gjithashtu, si qeveri do të përcjellim të dhënat dhe analizat e ndryshme, për çdo orë dhe jo për çdo ditë, pasi ka koncentrim në disa komuna të hospitalizimeve, por edhe të rasteve të vdekjes. Do ta bëjmë një studim se pse po ndodh kjo se sa në pjesën tjetër të Kosovës”, tha Kurti, përcell KP.


Ai ndërkaq ka theksuar se Kosova ka buxhet të vogël dhe nuk e ka mundësinë e vendeve perëndimore që të mbyllen qytetarët dhe t’i financojë shteti.

“Është e pamundur që për një kohë të gjatë të mbyllet vendi. Këto zgjidhje nuk janë ideale. Me atë çfarë kemi ditur kemi bërë më të mirën. Sa i përket personelit shëndetësor ne jemi pafundësisht falënderues, por për pagat e tyre ne kemi për shtesë solidariteti për 10 për qind. Tash nuk është situata kur punonjësit shëndetësorë janë në rrezik siç ishte vitin e kaluar ndërkaq për punën shtesë patjetër që do të kompensohen”, ka thënë Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Lajme
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Lajme
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Lajme
Ministria e Jashtme reagon për situatën në Bërnjak: Po ndodhin akte fashizmi në sy të policisë serbe

Ministria e Jashtme reagon për situatën në Bërnjak: Po ndodhin akte fashizmi në sy të policisë serbe

Lajme
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani

Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani

Lajme
Varrezë e mundshme masive pranë Novi Pazarit, Gara: Dëshmi të siguruara nga dëshmitarë të ndryshëm

Varrezë e mundshme masive pranë Novi Pazarit, Gara: Dëshmi të siguruara nga dëshmitarë të ndryshëm

Drejtësi
Kalo në kategori