Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Kurti ka theksuar se së fundi e kanë paralajmëruar edhe finalen e madhe të dialogut e mbase kjo do të jetë edhe një çerekfinale e vogël pa një plan 4+1.
“Para një dialogu të ri me Serbinë është e domosdoshme që:
Të bëhet bilanci shtetëror i dialogut 2011-2017, të raportohet në Kuvend dhe të kemi debat parlamentar. Ka pasur shumë investim, pak kthim e pak transparencë. 33 marrëveshje i ka nënshkruar Kosova me Serbinë, dhe shumica e tyre nuk janë realizuar.
Të realizohet dialogu i brendshëm i hapur dhe demokratik në institucione dhe shoqërinë tonë. Debati në Kuvend para dialogut për dialogun me Serbinë,për parimet dhe agjendën për qëllimin dhe formatin. Dialogu që u zhvillua nga 2011-2017 ishe dialog sipas kushteve të Serbisë.
Të zhvillohet një dialog me Bashkimin Evropian për dialogun me Serbinë, për natyrën, përmbajtjen dhe qëllimin e atij dialogu.
Të pajtohemi që të mos ketë asnjë shmangie në Kosovë nga priortizimi i punësimit dhe drejtësisë si dhe nga dialogu me serbët e Kosovës dhe pakicat tjera për zhvillim”, ka thënë Kurti, transmeton Telegrafi.
Ai ka thënë se gjatë dialogut 2011-2017 është rrëmbyer agjenda shtetërore e Kosovës nga diplomacia e bisedimeve permanente të normalizimit.
Kurti ka theksuar se në asnjë moment apo rrethanë pajtueshmëria jonë shoqërore e nacionale për temat e parimet, strategji dhe përfaqësimin në dialog, nuk mund ti përfshijë emrat e Hashim Thaçit dhe Edita Tahirit.
“Njeriu që i frikësohet aktakuzës nga Gjykata Speciale, njeriu i cili është protagonist i aferës Pronto, njeriu i cili vendosi lule dhe bëri nderime te pllaka përkujtimore e strukturave të Serbisë në Kosovë, njeriu i cili e mbështeti Zajednicen, njeriu i cili më 20 janar 2012 i detyroi deputetët e PDK-së ta rrëzojnë reciprocitetin me Serbinë, njeriu që mbanë përgjegjësinë kryesore për mosanëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ky njeriu nuk mund të udhëheq më apo të përfaqësoj në këtë proces”, u shpreh Kurti, duke theksuar se është i nevojshëm plani 4+1 para çfarëdo dialogu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj