Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po vlerëson se dialogu duhet të jetë një proces i cili bazohet në përmbajtjen e marrëveshjes, e jo në ngutin për ta arritur atë.
Sipas tij, ky proces nuk duhet të ndërtohet mbi harta dhe nuk duhet të ketë presidentë rrotull si në të kaluarën.
Kreu i LVV-së ka theksuar se 14 shkurti do të jetë referendum.
Lexoni të plotë postimin:
Mbrëmë mora pjesë në diskutimin e organizuar nga Instituti i njohur ndërkombëtar Wilson Center, me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nën moderimin e ekspertit të marrëdhënieve ndërkombëtare, drejtor i programit të Evropës në kuadër të Wilson Center, z. Daniel Hamilton, në diskutim u trajtuan temat aktuale të politikës së brendshme dhe të jashtme të Republikës së Kosovës.
Aty theksova që 14 shkurti do të jetë referendum, i cili do t’ua mundësojë qytetarëve të zgjedhin mes koniukturave të vjetra dhe politikanëve të një epoke të re, për t’u përballur me krizat e shumëfishta të cilat po e rëndojnë gjendjen e qytetarëve. Përmirësimi i situatës socio-ekonomike të vendit është i mundur vetëm nëpërmjet zhvillimit ekonomik, që varet edhe nga investimet e jashtme direkte, me theks tek ato nga diaspora e vendit tonë.
Në 20 vitet e fundit, këto investime u pamundësuan nga korrupsioni i lartë e krimi i organizuar i elitës së vjetër. Prandaj, reforma në drejtësi dhe sundimi i ligjit janë parakushte për zhvillimin ekonomik. Pjesëmarrësit i njoftova se të gjitha këto hapa janë paraparë në Alternativën Qeverisëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e cila ndërtohet rreth dy kërkesave bazë të qytetarëve: Punë dhe Drejtësi.
Me qindra pjesëmarrës të kësaj ngjarjeje, përgjithësisht ekspertë ndërkombëtar, ishin të interesuar të njihen me qëndrimet tona në lidhje me raportet me vendet e rajonit, në veçanti për dialogun me Serbinë. Thashë se dialogu duhet të jetë një proces i cili bazohet në përmbajtjen e marrëveshjes, e jo në ngutin për ta arritur atë. Dialogu nuk duhet të ndërtohet mbi harta dhe mbi harta nuk duhet të ketë presidentë rrotull si në të kaluarën. Parakusht për normalizimin e raporteve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë normalizimi i vetë vendeve nëpërmjet këtij procesi. Serbia nuk është një vend demokratik, ajo refuzon të ballafaqohet me të kaluarën, prandaj ky proces dialogues i ndërmjetësuar nga BE dhe ShBA, së pari do të duhej ta normalizonte Serbinë.
Synim përfundimtar i këtij procesi do të duhej të ishte përmirësimi i jetës së qytetarëve dhe jo kompensimi i Serbisë për humbjet që i pësoi regjimi gjenocidal i Milosheviqit në vitet e ’90-ta.
Një marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e cila bazohet në vlera dhe parime, përveçse në fakte e interesa, do të kishte ndikim pozitiv në tërë rajonin, i cili së bashku duhet të përparojë drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike. Procesi i integrimit mund të përshpejtohet me një bashkëpunim më intensiv të vendeve të rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit që duhet avancuar nga një “Plan Marshal” për Ballkanin Perëndimor, që do të ndihmonte në demokratizimin e vendeve, zhvillimin e ekonomive të tyre dhe bashkimin e qyteteve të ndara, të cilat mbesin si plagë të hapura në disa vende të Ballkanit.
Në fund të këtij diskutimi të frytshëm, të cilin mund ta shikoni në faqen e Institutit Wilson Center (https://www.youtube.com/watch?v=2UtUcumvO0M), z. Hamilton uroi fat për të gjithë kandidatët dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në të ardhmen. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Hamza: Institucionet e reja duhet të krijohen pa vonesa

DAP: Të dhënat për llogaritjen e pagave janë të sakta, nuk është e vërtetë se mbi 80 mijë të punësuar ende nuk e kanë marrë pagën e janarit të vitit 2025

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi