Takimi në mes kryeministrit Albin Kurti me kryetarët e komunave, ka përfunduar me kërkesa të shumta nga ana e këtyre të fundit, të cilët thanë se nuk kanë marrë përgjigje. Megjithatë, Kurti tha se do të takohen çdo tre muaj.
Bashkë me Kurtin në takim ishte edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ku u diskutua për performancën buxhetore të komunave dhe investimet kapitale, energjinë dhe ujërat, investimet kapitale, agjendën e gjelbër, digjitalizimin në nivel lokal dhe strategjinë për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar.
Pas përfundimit të takimit me kryetarët e komunave të Kosovës, Albin Kurti tha se mbledhja ka shkuar shumë mirë, derisa shtoi se çdo tre muaj do të ketë mbledhje të tilla.
Ai deklaroi se kjo mbledhje ishte më shumë për problemet e përbashkëta që kanë komunat. Ndërsa, shtoi se do të takohet më shpesh me kryetarët e komunave për të diskutuar çështjet specifike të tyre.
“Do ta mbajmë çdo tre muaj por do të takohemi më shpesh për çështjet specifike të komunave. Kjo ishte mbledhje më shumë për hallet e përbashkëta të tyre dhe çdo gjë shkoj me një atmosferë konstruktive të bashkëpunimit për zhvillim ndërmjet qeverisë qendrore, udhëheqjeve komunale por edhe lidhur me institucionet e ndryshme të tjera shtetërore dhe donatorët ndërkombëtar”, u shpreh kreu i ekzekutivit.
Kryetari i Komunës se Rahovecit, Smajl Latifi gjatë deklaratës për media, tha se kanë paraqitur pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre te qeveria, mirëpo nuk kanë marrë ndonjë koment.
“Ne nuk morëm komentet të cilat zakonisht duhet t’i japin kryeministri bashkë me ministrat prezentë….Ne i paraqitëm shqetësimet serioze të cilat i kemi edhe nga pikëpamja e ngecjes në investimet publike kapitale, për shkak të kontratave të cilat janë lidhur më herët, ngritjes së çmimeve dhe kjo është një bllokadë për operatorët ekonomik, sepse ata nuk po rikthehen në punishte…”.
“Insistova që ligji për subvencionimin e humbjeve, për operatorët e kontratave të cilat janë lidhur para rritjes së çmimeve të miratohet sa më shpejtë dhe të hynë në fuqi. Kemi biseduar edhe për kontratën kolektive, vështirësitë dhe barrën e rëndë financiare që po e bartin komunat padrejtësisht”, tha ai.
Më tej, Latifi pohoi se kanë kërkuar definim të qartë që komunat të mos dëmtohen financiarisht për shkak të zbatimit të kontratave kolektive.
Kryetari i Rahovecit tha se temë diskutimi ishte edhe çështja e vërshimeve. Sipas tij, duhet një pako emergjente nga qeveria në lidhje me këtë krizë.
“Biseduam edhe për çështjen e vërshimeve dhe kam kërkuar nga qeveria që komuna e Rahovecit, njëra nga komunat e goditura nga vërshimet ta ketë një pako emergjente financiare për t’i kompensuar dëmet e shumta që i kemi në ekonomi familjare, bujqësi, në amvisëri, biznese, madje edhe në objekte publike siç e kemi një shkollë të dëmtuar dhe një qendër të mjekësisë familjare të dëmtuar…sepse kjo krizë globale e ka dëmtuar bujqësinë”, tha ai.
Pavarësisht që temë diskutimi gjatë takimit nuk ishte çështja e grevës, ai tha se partnerët e vetëm që mund t’i japin zgjidhje kësaj greve janë Qeveria dhe BSPK-ja.
Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se ka bërë kërkesë për projektin e rrugës Kievë-Pejë. Sipas tij, është viti i katërt që ky projekt po prolongohet.
“Kërkesa e komunës së Pejës për projektin Kievë-Pejë, autostrada që është viti i katërt që po prolongohet dhe janë tri qeveri që janë marrë me këtë punë e nuk e kanë adresuar këtë çështje ose s’kanë mbërri t’i zhvillojnë procedurat e tenderimit dhe t’i japin rrugë, edhe pse kanë mundur ta kryejnë këtë punë shumë shpejtë”, tha ai.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni tha se takimi ka shkuar jashtëzakonisht mirë. Ai tha se fokusi ishte më tepër në problematikat e përgjithshme të qytetareve nëpër komuna.
Ai theksoi se është diskutuar edhe për takimin tjetër të radhës se ku do të mbahet, mirëpo nuk e kanë vendosur ende vendin.
Po ashtu, shtoi se qeveria është zotuar se do të vazhdojë t’i dalë në ndihmë komunave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës