LAJMI I FUNDIT:

Kur’ani më i vogël i shkruar me dorë

Kur’ani më i vogël i shkruar me dorë

Libanezi Hassan Abed Rabbo thotë se posedon Kur’anin më të vogël në botë të shkruar me dorë.

Librin e shenjtë mysliman në miniaturë me dimensionet 2.4 x 1.9 centimetra Hassan ekspozoi me krenari të enjten para gazetarëve në shtëpinë e tij në Bejrut. Ai tha se këtë Kuran e ka trashëguar nga stërgjyshja e tij dhe si libër daton që nga koha e ekzistimit të Perandorisë Osmane. Ky mini-Kur’an ka 604 faqe të zbukuruara me fije ari.

Sipas Librit të Rekordeve Guinness Kur’ani më i vogël në botë është ai në pronësinë e Dr. Muhammad Saeed Karim Beebanit nga Pakistani. Ky libër miniaturë është futur në librin e rekordeve më 2004, ndërsa ka dimensionet 1.7 x 0.72 centimetra, por për dallim nga Kur’ani i Libanit nuk është i shkruar me dorë dhe ka më pak faqe.

Kur’ani në miniaturë i pranuar nga Guinnessi është shtypur më 1982 në Kairo ndërsa ka gjithsej 157 faqe. /Telegrafi/