Kur të shihni sa është ajo “e rrezikshme”, lëngun në majë të kosit – më nuk do ta derdhni

Në vend që ta derdhini, ekspertët rekomandojnë që ta përzieni, sepse në të gjenden proteinat, të cilat i ofrojnë organizmit një nivel të lartë të energjisë, bëjnë rikuperimin e muskujve si dhe shërimin e tyre të shpejtë, pas ngarkesës.
Nëse dëshironi të hani kos, ajkë apo jogurt, me siguri një milion herë deri tani kenë vërejtur lëngun misterioz në majë, transmeton Telegrafi.
Të gjithë ata që kënaqen me produktet e qumështit nuk janë shumë të lumtur kur në majë të shohin lëngun misterioz, disa menjëherë e përzien me pjesën tjetër në mënyrë që të mos e humbin apo thjeshtë e derdhin sepse brengosen që nuk është e mirë për shëndetin.
Çfarëdo që të bëni, ky lëng akoma për shumicën është një e panjohur e madhe. Ja se çfarë është vërtet ai lëng.
Fjala është për hirrën – lëng i cili mbetet kur qumështi kullohet dhe e cila ndahet në mënyrë natyrale dhe qëndron në majë të jogurtit, ajkës apo kosit.
Mirëpo, në vend që ta derdhini, ekspertët rekomandojnë që ta përzieni sepse në të gjenden proteinat.
Nëse megjithatë nuk dëshironi fare ta shikoni, më mirë është që ta tundni mirë gotën që hirra sërish të bashkohet me jogurtin.
Hirra është shumë ushqyese, meqë ajo përmban minerale shumë të rëndësishme – natrium, kalium, fosfor, magnez, hekur, zink, bakër, kobalt dhe mangan.
Ajo gjithashtu përmban vitamina B5, B2, C dhe B6, si dhe aminoacide dhe proteina, dhe nuk përmban shumë kalori.
Këtë më së miri e dinë atletët dhe personat fizikisht më aktivë, sepse proteinat i ofrojnë organizmit një nivel të lartë të energjisë, përshpejtojnë sintezën e proteinave të muskujve, dhe në këtë mënyrë edhe rikuperimin e muskujve si dhe shërimin e tyre të shpejtë, pas ngarkesës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës