LAJMI I FUNDIT:

Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq

Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se trupi i pajetë i Faton Hajrizit ende mbahet në Serbi.

Në një takim me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Toshkovki në Tabanovc, Daçiq u pyet në lidhje me kohën e mundshme të kthimit të trupit të të ndjerit Faton Hajrizi tek familjarët e tij.

Në përgjigje, Daçiq përmendi se ky është një çështje që lidhet me prokurorinë dhe se nuk është në përgjegjësi të policisë për të vendosur kohën e kthimit të trupit.


“Tani këtë me të vërtet nuk e di, sepse kjo del nga ajo që është për policinë. Kjo është pyetje për ata që e bëjnë hetimin, dhe nuk e di si veprohet në këto situata”, tha mes tjerash Daçiq.

Avokati Arianit Koci ka udhëtuar drejt Serbisë në përpjekjen e tij për të gjetur dhe transferuar për në Kosovë trupin e Faton Hajrizit.

Nga Serbia, avokati Koci në një përgjigje për T7 ka thënë se fillimisht ka qenë për vizitë në morg dhe se ndodhet në stacionin policor të Lloznicës aty ku ka ndodhur edhe vrasja e Faton Hajrizit.

Faton Hajrizi dyshohet se u vra të premten e kaluar në Loznicë të Serbisë. Ai akuzohet për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri.

Hajrizi ishte arratisur nga Burgu i Smrekonicës më 6 korrik, ku kishte qëndruar për disa muaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori