Kur liderët harrojnë liderin shpirtëror!
Gjithë liderët e partive politike të shqiptarëve të Maqedonisë, të paktën të atyre parlamentare, vizitën dhe takimin me kryeministrit Berisha e shohin me dioptrinë e “bekimit” të politikave të tyre, dhe në këtë linjë, reflektimi pozitiv i “takimit historik” tek elektorati shqiptar në Maqedoni. Ngjarjet e fundit politike në Tiranë, fatkeqësisht vunë në sprovë gjithë këtë “dashuri”. Nuk pati ndonjë komunikatë zyrtare nga partitë politike shqiptare adresuar kryeministrit Berisha, të paktën në formë solidariteti nëse jo mbështetjeje morale për atë që ndodhi. Është lëshim i paqëllimtë në agjendën e tyre politike apo mos kujtim i momentit, kjo nuk mund të shpjegohet, por ndonjë justifikim i natyrës verbale për mospërfshirje në politikat e Tiranës zyrtare nuk do të mbante kurrsesi.
Vizitat e liderëve të shqiptarëve të Maqedonisë tek kryeministri i shtetit amë, zakonisht bëhen me ndonjë arsye politike dhe vetëm në raste kur diçka po ndodh. Por qëllimet janë dy, larja e ndonjë mëkati të bërë politik apo përfitimi i poenëve që rëndom ndodh para dhe gjatë kampanjave zgjedhore. Pa përjashtim, gjithë liderët e partive politike, të paktën të atyre parlamentare, vizitën dhe takimin me kryeministrit Berisha e shohin me dioptrinë e “bekimit” të politikave të tyre, dhe në këtë linjë, reflektimi pozitiv i “takimit historik” tek elektorati shqiptar në Maqedoni.
Duke u nisur nga ky fakt që askush nuk mund ta mohojë, vizitat tek kryeministri Berisha shihet si një betejë se cila parti dhe cili lider është më i afërt me atë. Në këtë drejtim, nuk vlejnë as parimet dhe profilizimet politike. Të vetëshpallur djathtist apo majtist, kur bëhet fjalë për Berishën, të gjithë e duan atë. Kjo, pasi shqiptarët e Maqedonisë e kanë për qejfi, madje e konsiderojnë edhe si lider shpirtëror të tyrin, dhe nga kjo atmosferë, mbase fitojnë politikisht. Nëse njëri nga këto liderë realizon takim me Berishën, për pak ditë pasojë edhe vizitat e liderëve të tjerë tek ai, me të vetmin arsye për të mos u krijuar përshtypja se Berisha është më i afërt me këtë apo me atë.
Se “dashuria” është e madhe ndaj tij, kjo vërehet edhe në faqet elektronike të partive politike. Pa përjashtim, në ballina shihen fotografi të liderëve me kryeministrin Berisha duke u përshëndetur “përzemërsisht”.
Ngjarjet e fundit politike në Tiranë, fatkeqësisht vunë në sprovë gjithë këtë “dashuri”. Nuk pati ndonjë komunikatë zyrtare nga partitë politike shqiptare adresuar kryeministrit Berisha, të paktën në formë solidariteti nëse jo mbështetjeje morale për atë që ndodhi. Është e pakuptimtë të kursehet një telegram i shkruar, një përmbajtje e tillë, një solidaritet i arsyeshëm me liderin shpirtëror, në momentet kur është tejet e nevojshme një gjest i tillë. Është lëshim i paqëllimtë në agjendën e tyre politike apo mos kujtim i momentit, kjo nuk mund të shpjegohet, por ndonjë justifikim i natyrës verbale për mospërfshirje në politikat e Tiranës zyrtare nuk do të mbante kurrsesi. Sepse, veprimet që janë bërë në të kaluarën pikërisht nga të njëjtit aktorë politikë, nuk kanë parë ngjeshmëri në këtë drejtim.
Pikërisht kryeministrit Berisha i është uruar fitorja në cikle të ndryshme zgjedhore ende pa pasur rezultate të certifikuara dhe përfundimtare nga Komisionin Qendror Zgjedhor, është uruar për inkuadrimin e Shqipërisë në NATO, është ngushëlluar për ngjarje që lidhen me fatkeqësi natyrore, siç ishte rasti me vërshimet e fundit në Shkodër, e të mos flasim për telegrame urimi të pafundme për festa të ndryshme kombëtare dhe shumë raste të tjera të kësaj natyre.
Kjo heshtje e politikanëve shqiptarë të Maqedonisë, vërtetë duket e çuditshme dhe e pakuptimtë. Lind dilema, kjo “dashuri e madhe” dedikohet për kryeministrin “Berisha” apo për Sali Berishën, për postin e tij aktual apo për personalitetin e tij. Dhe, nëse takimet apo komunikimi me kryeministrin Berisha, që dukshëm duket që kanë për prapaskenë imunizimin politik, pse sot nuk shihen të arsyeshme të bëhen, nëse jo ndonjë takim protokollar në Tiranë, pse kursehet një telegram i shkruar që do të dilte nga selitë e këtyre partive politike, adresuar liderit shpirtëror.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker