LAJMI I FUNDIT:

Kur ishte shumë e dobët dhe jo e famshme sa sot, ndryshimi drastik i Bebe Rexhës ndër vite

Kur ishte shumë e dobët dhe jo e famshme sa sot, ndryshimi drastik i Bebe Rexhës ndër vite
Bebe Rexha (Foto: Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, tashmë ka pushtuar majat e muzikës ndërkombëtare.

Ajo e ka nisur karrierën shumë e re si pjesëtare e një grupi të quajtur “Black Cards” me Pete Wentz, teksa pasi grupi u shpërbë ajo vazhdoi karrierën e vetme.

Bebe Rexha në fillimet e karrierës së saj, si anëtare e grupit “Black Cards” (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Në vitin 2014, ajo u bë bashkë-autore e këngës së famshme, “The Monsters”, të interpretuar nga dyshja e famshme Rihanna dhe Eminem.


Bebe Rexha e dashur nga të gjithë, fansja e vogël i bashkëngjitet në skenë artistes shqiptare për të kënduar me të
Lexo po ashtu Bebe Rexha e dashur nga të gjithë, fansja e vogël i bashkëngjitet në skenë artistes shqiptare për të kënduar me të

Me kalimin e viteve, sukseset sa erdhën e u shtuan për artisten me origjinë nga Dibra, kështu ajo u bë një nga fenomenet botërore të muzikës.

Me kalimin e viteve, Bebe Rexha ndryshoi gradualisht duke u shndërruar në një divë botërore (Foto: Christopher Polk/Getty Images/Guliver)

Pavarësisht famës që gëzon tani, duke përfshirë dy nominime në ngjarjen më të madhe të muzikës, “Grammy”, afro 10 milionë ndjekës në Instagram dhe këngë me miliona klikime në YouTube, Bebe Rexha duket se prapëseprapë ndjen nostalgji për të kaluarën esaj.

Ndonëse kur ishte e re nuk ishte e famshme, këngëtarja kishte një paraqitje të tërheqëse edhe në atë kohë, ndërsa mundohej të ngjiste hapat e suksesit.

Së fundmi, Bebe Rexha, ka publikuar për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi nga ajo kohë, duke shkruar në mbishkrimin e tyre “Bebe e re”.

https://www.instagram.com/p/B3ITaunlhKM/

Në fillimet e saj, 30-vjeçarja i kishte flokët e zeza dhe ishte shumë më e dobët se sa tani.

Ajo ka treguar ndjehet krenare për çdo ndryshim në trupin e saj, dhe se kilet e tepërta nuk përbëjnë problem kur ajo ndjehet komode, ndaj shpesh mundohet që edhe fansave t’ua përcjellë të njëjtin mesazh – që e rëndësishme është të ndjehen rehat me veten e tyre. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

Magazina
Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Magazina
Përplasje e ashpër mes Rozanës dhe Eglit: Motra erdhi për ty, por ti flisje për Gjestin, ky të ka shkelur dinjitetin

Përplasje e ashpër mes Rozanës dhe Eglit: Motra erdhi për ty, por ti flisje për Gjestin, ky të ka shkelur dinjitetin

Magazina
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Olta shfaqet atraktive dhe sensuale teksa shijon pushimet në Kubë

Olta shfaqet atraktive dhe sensuale teksa shijon pushimet në Kubë

Magazina
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori