LAJMI I FUNDIT:

Kupa e Maqedonisë: Derbi që ndez çerekfinalen, Struga përballë Gostivarit!

Kupa e Maqedonisë: Derbi që ndez çerekfinalen, Struga përballë Gostivarit!

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, në Shkup, sot u hodh shorti për çiftet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi. Tetë skuadra do të garojnë për trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend, ndërsa shorti solli disa përballje të veçanta që premtojnë spektakël.

Padyshim, kryendeshja e kësaj faze do të jetë derbi shqiptar mes Struga Trim Lum dhe Gostivarit, dy skuadra që jo vetëm synojnë Kupën, por janë edhe konkurrente të fort në garën për titullin kampion në Ligën e Parë.

Në anën tjetër, Shkëndija do të përballet me ekipin e Ligës së Dytë, Detonit Plaçkovica, në një përballje që shihet si më e lehtë për tetovarët. Ekipi tjetër i Ligës së Dytë, Arsimi, do të kërkojë të bëjë befasinë ndaj AP Brera-s nga Strumica, ndërsa Vardari do të ndeshet me Sileksin.


Çiftet çerekfinale janë:

  • Struga Trim Lum – Gostivari
  • Detonit Plaçkovica – Shkëndija
  • AP Brera – Arsimi
  • Vardari – Sileksi

Fituesi aktual i Kupës, skuadra e Tikveshit, këtë sezon është eliminuar, duke hapur rrugë për një fitues të ri. Të gjitha ndeshjet janë planifikuar për datën 26 shkurt, në orën 14:00. Në rast barazimi pas kohës së rregullt, do të ketë ekzekutim të goditjeve nga penalltitë për të përcaktuar fituesit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Premier League
Kalo në kategori