LAJMI I FUNDIT:

Kung-fu-tbolli

Kung-fu-tbolli

Shkolla e vjetër kineze e arteve marciale Shaolin në Kinë ka bërë disa ndryshime moderne në programin e trajnimeve të përditshme. Murgjit me uniforma ngjyrë portokalli kanë filluar të stërviten me topin e futbollit.

Në Dengfeng të Kinës nxënësit e shkollës së arteve marciale Tago Wush kanë dëshmuar çfarë është kontrolli i topit. Këta nxënës meditojnë me kokë teposhtë derisa mbajnë ndërmjet këmbëve topin e futbollit.

Mjeshtrit kinezë të arteve marciale kanë themeluar ekipin e tyre të futbollit dhe kanë ndërmend të luajnë kundër kolegëve tjerë të cilët ushtrojnë kung-fu. Por këta djem do t’i ikin ndërhyrjeve të palejueshme për të mos shkaktuar ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/