LAJMI I FUNDIT:

Kundërshtarët e mundshëm të Kukësit në Ligën e Kampionëve

Kundërshtarët e mundshëm të Kukësit në Ligën e Kampionëve

Kukësin e pret një short “ferri” në debutimin historik në Ligën e Kampioneve.

Klubi kampion në fuqi i Shqipërisë do ta nisë nga turi i dytë paraeliminator, ndërkohë që rivalin do ta mësojë më 19 qershor, kur UEFA do të hedhë shorin në Nion të Zvicrës.

Sipas programit, ndeshja e parë do të zhvillohet më datat 11 dhe 12 korrik, ndërsa ajo e kthimit më 18 dhe 19 korrik. Kukësi rrezikon të përballet me emra “big” të futbollit europian, pasi është i pozicionuar në vazon e dytë, që cilësohet si ajo e skuadrave jofavorite.Kukesi Kampion


Në turin e dytë paraeliminator, koeficientin më të madh e kanë kampionët e Sëlltikut, që udhëheqin vazon e favoritëve.

Më pas, skuadra të njohura si Salzburg në Austri, Kopenhagen në Danimarkë, Ludogorets në Bullgari, BATE Borisov në Bjellorusi dhe APOEL Nikosia në Qipro, janë rivalë të mundshëm të veriorëve, që drejtohen nga Ernest Gjoka.

Mirëpo, në vazon me 15 skuadra që mund të jenë kundërshtarë të Kukësit është edhe Karabaku ku luan kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli. I vetmi ekip që Kukësi mund të “peshkojë” janë kampionët e Moldavisë, Sherif Tiraspol.

RIVALËT E MUNDSHËM TË KUKËSIT:

Celtic (Skoci)
Salzburg (Austri)
Kopenhagen (Danimarkë)
Ludogorets (Bullgari)
BATE Borisov (Bjellorusi)
APOEL Nikosia (Qipro)
Maribor (Slloveni)
Karabak (Azerbajxhan)
Malmo (Suedi)
Astana (Kazakistan)
Partizan Beograd (Serbi)
Rijeka (Kroaci)
Rosenborg (Norvegji)
Sherif Tiraspol (Moldavi)
Hapoel Ber Sheva (Izrael)

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori