“Kultura politike” në zgjedhjet e jashtëzakonshme
Fushata paraelektorale tanimë ka filluar dhe subjektet politike me urgjencë po fillojnë krahas përgatitjeve parazgjedhore edhe sloganet e fyerjeve dhe shantazheve politike partiake, “kulturë” kjo e cila tani e dhjetë vjet të jetës politike në Kosovë e ka përcjellë votuesin dhe ka çorientuar për të votuar drejtë interesit elektoral. Subjektet politike, të gjitha pa përjashtim, ndodhen përpara sfidave të “koherencës politike” të shfaqjes së një mori krizash brenda “vokabularit politik” të komunikimit dhe besueshmërisë të subjekteve politike drejtuar mesazhin e jashtëzakonshëm “votuesit 2010”.
Pse votuesi kosovar nuk duhet të dëgjoj nga partitë politike “ritmin e fyerjeve elektorale” në zgjedhjet e jashtëzakonshme më 12 dhjetor 2010?
Çështja e “kulturës politike” i nënshtrohet një tërësie rregullash etiko – morale, bagazhit të duhur politiko profesional, dëshmisë mbi të kaluarën dhe gatishmëri për të ardhmen në dobi të avancimit të interesit qytetarë në shtetin e Kosovës. Situata e fundit e krijuar me ose pa dashje, me ose pa vetëdije politike, ishte sfida e parë e ndeshjes së “reagimit të ndërgjegjes politike” dhe tentimeve të “papjekurisë politike”. Ajo si e tillë u tejkalua duke u ndeshur me pasoja të rënda politike. Në kohën kur duhej stabilitetit dhe funksionaliteti institucional në Kosovë dita në ditë po lindin kriza politike të cilat domosdo kanë prodhuar “efekte irracionale” dhe në dëm kolosal për Kosovën. “Mocioni i votëbesimit kaloi apo pozita në dorëheqje e qeverisë nuk konsiderohet e turpshme në asnjë rrethanë, është akti më moral i daljes nga “kriza institucionale” dhe “vizioni i përuljes me pietet të vetëmohimit” në interes nacional për Kosovën me qëllimin më fisnik zhbllokimin e krizës politike në vend”.
Tani jemi në kohën kur të gjitha subjekte politike janë me plot gojë nën ndjenjat e arritjes
në pushtet përkundër fakteve të shumëllojshme nga e kaluara politike e tyre do të tregohen rrugë dhe modele të reja të ambicieve për pushtet, por pa harruar të kaluarën e “modelit të fushatave fyese”. Tani si në të kaluarën si duket do të përballemi me “modelin e përçmimit”, të “akuzave dhe kundër-akuzave” që e karakterizon nivelin e ultë të “politikave fyese në mentalitetin ballkanik”, e sidomos të shoqërive shqiptare të prira nga egoja për pushtet pa matur vetën se a mund t’ia dalin përgjegjësisë që kërkon pushteti dhe “peshorja politike”. Kjo formë e komunikimit në relacionin “subjekt politik – votues”, këtë të fundit e ka irrituar tej mase dhe po reflektohet në një masë të madhe në çorientimin e përcaktimit politik. Thënë shkurt “votuesi 2010” është nw hall të madh, përveç ndjenjës së pasigurisë nga shumësia e paformësuar e subjekteve politike edhe nga arroganca dhe papjekuria totale e “kulturës politike”.
Qytetari i shtetit më të ri në botë e ka të ditur rëndësinë e shtetit dhe të institucioneve shtetërore, andaj përkushtimi ndaj vullnetit qytetarë me mjaftë përgjegjësi ndaj “krijimit të shtetit” dhe tani “ruajtjes së shtetit” është mesazhi reflektues që këta të fundit do të japin kontributin e tyre kundrejt egove të dyshimta nga jo dëshmitë politike për shtet dhe pushtet. Artikulimi i mesazheve programore, i të arriturave dhe ideve të së ardhmes politike dhe ekonomike të Kosovës janë vazhdimi i misionit të politikëbërjës dhe “ndërgjegjes politike”.
Votuesi kosovar është vëzhguesi dhe patrioti më meritor dhe sovrani i shtetit që nuk duhet të dëgjoj më nga partitë politike “ritmin e fyerjeve elektorale” në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 dhjetorit 2010?. Ai është monitoruesi më i spikatur i të gjitha veprimeve dhe angazhimeve të secilit subjekt politik. Ai në ndërgjegjen e pastër qytetare nuk pranon fyerje dhe shantazhe në dëm të tij dhe gjakut për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Kosova dhe qytetarët e saj me të drejtë duhet të besojnë në vlerat demokratike të “vetëmohimit në të mirën e përgjithshme”, të kulturës së lartë politike të shtetfunksionimit dhe të krijimit të perspektivës euroatlantike dhe vizionit të qëndrueshmërisë politiko – ekonomike të Kosovës. Kosovë, urime testi i parë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në tre vjetorin e pjekurisë së pavarësisë, i bindur se edhe ky test sikur testet të tjera do të kalohen me mjaftë sukses edhe përkundër “acarit politik” dhe meteorologjik të paralajmëruar.
(Autori ka diplomuar në UMI – Iliria në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, aktualisht është duke ndjekur studimet master në UEJL-së, në Shkencat Politike)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?