LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu: Mini Shengeni ballkanik nuk mund të zëvendësojë Procesin e Berlinit

Kryeziu: Mini Shengeni ballkanik nuk mund të zëvendësojë Procesin e Berlinit

Taulant Kryeziu i aderuar në zgjedhjet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje, ka komentuar disa nga zhvillimet aktuale në vend dhe rajon.

Kryeziu në “Dossier” në RTV Dukagjini ka thënë se qeveria e Albin Kurtit po shihet si shpresë te qytetarët e Kosovës.

Ai ka thënë se nuk do të ketë pengesa në formimin e qeverisë dhe se takimet mes grupeve punuese të Vetëvendosjes dhe LDK-së do të përfundojnë shumë shpejt dhe se në një moment të caktuar dy kryetarët e partive do ta formalizojnë koalicionin.


Si një ekspert i çështjes, Kryeziu duke folur për vizat ka thënë se deklaratat e qeveritarëve në largim se “vizat na vinë dhuratë për krishtlindje” askush më nuk i merr seriozisht.

I aderuari i ri në Vetëvendosje thotë se me reforma të thella dhe vetting në drejtësi do të shtohen shanset për liberalizim të vizave.

Ai ka përmendur se kundër vizave për Kosovën janë Franca, Holanda e Belgjika ndërsa ka thënë se Gjermania mban një qëndrim pozitiv.

Kryeziu ka thënë se refuzimi i hapjes së negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk duhet të na dekurajojë pasi sipas tij nuk ka rrugë tjetër pos BE-së.

“Rruga jonë drejt BE-së është njëkahëshe. Ne duhet të bëjmë reformat tona dhe të punojmë pa dekurajim”.

Kryeziu ka komentuar edhe takimin në Novi Sad mes liderëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë i njohur si Mini Shengeni ballkanik nuk mund të jetë proces që zëvendëson Procesin e Berlinit të filluar nga Kancelarja Merkel.

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të plotësojmë obligimet që kemi ndaj partnerit kryesor  që është Bashkimi Evropian”.

Sa i përket dialogut, Kryeziu thotë se duhet një unitet i klasës politike duke shtuar se ai duhet të drejtohet nga kryeministri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori