LAJMI I FUNDIT:

Kryetarja e Nashvilit në SHBA jep dorëheqje pas skandalit të lidhjes jashtëmartesore me truprojën e saj (Foto/Video)

Kryetarja e Nashvilit në SHBA jep dorëheqje pas skandalit të lidhjes jashtëmartesore me truprojën e saj (Foto/Video)

Kryetarja e Nashvilit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Megan Barry dha dorëheqje të martën ku u deklarua fajtore pasi ka vjedhur mijëra dollarë nga qyteti dhe gjithashtu kishte një lidhje jashtëmartesore me truprojën e saj.

Ylli në rritje i Demokratëve ka qenë një kryetare jashtëzakonisht popullore me një axhendë ambicioze për ta transformuar qytetin në një qendër të madhe urbane kur ajo i habiti banorët duke pranuar këtë çështje.

“Ndërkohë që momenti im si kryetare përfundon sot, dashuria ime e palëkundur dhe dashamirësia e sinqertë për këtë qytet të mrekullueshëm dhe popullin e tij të madh kurrë nuk do të mbarojnë”, tha ajo në një konferencë shtypi, shkruan Telegrafi.


Në gjykatë, Barry nuk tha se si vodhi para nga qyteti, por një hetim zbuloi se ajo ishte e angazhuar lidhur me marrëdhënien me truprojën e saj.

Barry, 54 vjeçe, që nga viti 2015 ajo kishte mbajtur një pozitë të lartë në qytet, duke u shfaqur në mënyrë rutinore në koncerte dhe ngjarje publike. Ajo ishte personi kryesor për një plan prej 5.4 miliardë dollarësh për zhvillimin e qytetit të Nashvilit.

Robert Forrest, trupëroja

Të dhënat e policisë tregojnë se pagesa për orët jashtë orarit të Robert Forrest, truprojës së Barry, u dyfishuan menjëherë pasi ajo u zgjodh kryetare.

Robert Forrest ka shërbyet në Policinë e Nashville për 31 vjet dhe ka mbikëqyrur detajet e sigurisë së kryetarit në tre administrata.

Byroja e hetimeve në Tennessee po shqyrton çështjen dhe thotë se hetimi i saj ‘mbetet aktiv dhe i vazhdueshëm’. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori