LAJMI I FUNDIT:

Kryetarja e Kuvendit takohet me ambasadorët e Finlandës, Norvegjisë dhe Çekisë

Kryetarja e Kuvendit takohet me ambasadorët e Finlandës, Norvegjisë dhe Çekisë

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takime me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl dhe ambasadorin e Republikës Çeke, Pavel Bílek.

Gjatë takimit me ambasadoren e Finlandës, Osmani ka tha se do të angazhohet në përkrahjen e iniciativave në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë.

Në takim u diskutua lidhur me planin e punës së Kuvendit edhe në fushën e diplomacisë parlamentare, si dhe për mbikëqyrjen sa më efektive të punës së ekzekutivit.


Ambasadorja Stjernvall, përcolli urimet e kryetarit të Parlamentit finlandez për kryeparlamentaren Osmani.

Osmani vlerësoi partneritetin e Kosovës me shtetin e Finlandës dhe ka shprehur vullnetin për ta intensifikuar bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy vendeve.

Në takimin me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl u diskutua mundësia e bashkëpunimit parlamentar me shtetin e Norvegjisë si dhe thellimit të bashkëpunimit edhe në fusha tjera.

“Po përpiqemi për ta fuqizuar rolin e punës së Kuvendit të Kosovës, në funksion të efikasitetit të punës së institucioneve, rritjes së transparencës dhe afirmimit të të drejtave të njeriut”, tha Osmani.

Po ashtu Osmani, u takua edhe me ambasadorin e Republikës Çeke, Pavel Bílek i cili i dorëzoi kryeparlamentares telegramin e urimit nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të Senatit Çek, z. Jiří Růžička, për marrjen e mandatit të kryetares së Kuvendit.

Me këtë rast, ambasadori Bilek potencoi gatishmërinë e Republikës Çeke të rrisë bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, sidomos në fushën e ekonomisë. Në të njëjtën kohë, ambasadori Bílek konfirmoi përkrahjen e shtetit çek për mbështetjen e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

Ndërkaq Osmani shfaqi përkushtimin për dinamizimin e punës së legjislativit kosovar.

“Kuvendi duhet të miratojë ligje kualitative që do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve”, ka thënë Osmani.

Ndër të tjera, Kryetarja e Kuvendit theksoi nevojën e bashkëpunimit ndërpartiak dhe krijimin e konsensusit nacional për çështjet që ndërlidhen me agjendën evropiane, si dhe luftimin e krimit e korrupsionit në vend. ​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori