LAJMI I FUNDIT:

Kryetari Ivanov i ”harron” të burgosurit e gjinisë femërore që t’i falë

Kryetari Ivanov i ”harron” të burgosurit e gjinisë femërore që t’i falë

Këshilli kombëtar për barazi gjinore (KKBGJ) konsideron se me mospërfshirjen e asnjë të dënuari të gjinisë femërore në listën e të falurve të kryetarit Ivanov, me rastin e 2 gushtit, është bërë një precedent dhe diskriminim gjinor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky këshill i është drejtuar kryetarit të shtetit me një letër të hapur, ku deklarojnë se është e palejueshme që në listën e 43 personave të falur, të mos ketë asnjë të gjinisë femërore, duke theksuar se vetëm në Idrizovë gjenden 106 femra të dënuara të cilat e vuajnë dënimin në kushte të mizershme, ndër të cilat ka edhe nëna, që me padurim presin t’i shohin fëmijët e tyre.

Kjo është letra e dytë që KKBGJ-ja i dërgon kryetarit Gjorge Ivanov, por në asnjë rast, nuk janë ftuar për takim, apo të marrin ndonjë përgjigje./Telegrafi/