Kryetarët e Odave Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë dhe Kosovës, Lulzim Rafua dhe Marko Çadezh, u bënë thirrje partnerëve nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-të që të bëjnë gjithçka që është në dorën e tyre për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Në takimin që u mbajt në Podgoricë, në selinë e Forumit të Investimeve të Odave të Ballkanit Perëndimor (KIF ZB6), u kërkua gjithashtu që të mundësohet rritja dhe zhvillimi ekonomik i rajonit, si biznes pa barriera.
Pas rrëmbimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet serbe Qeveria e Kosovës ka marrë masa të caktuara në vendkalime, si përgjigje ndaj këtij akti.
Ndonëse ende nuk ka një vendim zyrtar për ndalimin e mallrave serbe, që nga ajo ditë – 14 qershor, kamionët në vendkalimet në veri, të cilët ishin nisur nga Serbia për në Kosovë, siç raportojnë mediat, kanë pritur në vendkalime.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka konfirmuar informacionin për ndalimin e hyrjes së kamionëve nga Serbia, por vetëm ka thënë se janë forcuar kontrollet në kufij.
Siç raportojnë mediat serbe, kryetarët e Odave Ekonomike të Serbisë dhe Kosovës thanë dje se bllokada e biznesit në rajon dëmton të gjithë në Ballkanin Perëndimor.
“Ekonomia nuk mund të ndalet, sepse jeta nuk mund të ndalet. Bllokada e biznesit në rajon dëmton të gjithë në Ballkanin Perëndimor, por edhe kompanitë nga BE-ja”, theksoi Marko Çadezh.
Ai tregoi se gjysma e mallrave të prodhuara në Serbi, të cilat tregtohen në Kosovë dhe vlera e të cilave është gati 200 milionë euro, prodhohen nga kompani dhe investitorë nga BE-ja.
Ai përmendi edhe faktin se kompanitë kosovare përdorin dy të tretat e lëndëve të para dhe “gjysmë produkteve” me origjinë nga Serbia në prodhimin e tyre.
“Ne kemi kompani që punojnë së bashku, kanë biznese dhe produkte të përbashkëta që i eksportojnë në tregje të treta”, theksoi Çadezh, transmeton Telegrafi.
Ai tregon se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me kolegun e tij Lulzim Rafuna që nga fillimi i kësaj krize dhe se po mundohen të bindin politikanët se ndalimi i biznesit dhe bllokimi i ekonomisë nuk mund të jetë zgjidhje.
“Unë dhe kolegu Rafuna kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm që nga fillimi i kësaj krize, dy ditë më parë, dhe po mundohemi të kontribuojmë dhe të bindim politikën se ndalimi i biznesit dhe bllokimi i ekonomisë nuk mund të jetë zgjidhje. Nuk është vetëm problem i Beogradit dhe Prishtinës, por ndikon në qarkullimin e mallrave në të gjithë rajonin”, tha ai.
Rafuna, nga ana tjetër, thotë se biznesi duhet të jetë mbi politikën dhe se stabiliteti në rajon është i rëndësishëm në mënyrë që ekonomitë të bashkëpunojnë sa më mirë dhe të tërheqin investitorët.
“Po punojmë që të eliminojmë të gjitha pengesat për biznesin tonë dhe të kemi sa më shumë investitorë në rajon”, thotë Rafuna.
Ai gjithashtu u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të gjitha çështjet e diskutueshme t’i zgjidhin përmes dialogut.
Ministri malazez i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjoroviq, i cili ishte edhe nikoqir i këtij takimi, tha se vetëm bashkëpunimi ekonomik mund të arrijë një qëllim të përbashkët, që sipas tij është paqja dhe stabiliteti në rajon.
Ai gjithashtu falënderoi Chadezh dhe Rafuna për avokimin që të gjitha sfidat të zgjidhen përmes dialogut.
Në anën tjetër, gjashtë Odat Ekonomike të Ballkanit Perëndimor (KIF ZB6), në një deklaratë të përbashkët, kanë mbështetur të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e çështjes në kuadër të procesit të mbështetur nga SHBA-ja dhe BE-ja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës