LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori i Shtetit anëtarësohet në Asociacionin Ndërkombëtar të Prokurorëve

Kryeprokurori i Shtetit anëtarësohet në Asociacionin Ndërkombëtar të Prokurorëve

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pranuar njoftimin nga Këshilli Ekzekutiv i Asociacionit Ndërkombëtar të Prokurorëve (IAP), me seli në Holandë, se gjatë një raundi të konsultimeve të mbajtur rishtazi, ky asociacion ka miratuar kërkesën për anëtarësi organizative të pranuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit të Republikës së Kosovës.

Në emër të Këshillit Ekzekutiv, sekretari i Përgjithshëm i IAP-së, Han Moraal, i ka shprehur mirëseardhje Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit të Kosovës, si anëtare organizative në Asociacionin Ndërkombëtar të Prokurorëve, duke shprehur besimin se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe IAP-ja do të kenë marrëdhënie të mira, të frytshme dhe afatgjate baskëpunimi, si dhe do të përfitojnë në mënyrë të ndërsjelltë nga kjo lidhje.

Një nga shumë përfitimet e anëtarësimit organizativ në këtë asociacion është qasja pa pagesë në faqet e internetit dhe rrjetet e IAP-së për Prokurorin e Shtetit. Personi kontaktues për IAP-në, i caktuar nga kyeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, do të jetë përgjegjës të promovoj njohuritë në lidhje me rrjetin IAP dhe projektet e aktivitetet e IAP-së tek prokurorët që punojnë në gjithë institucionin e Prokurorit të Shtetit, duke shpërndar lajmërime dhe publikimeve të IAP-së brenda institucionit të Prokurorit të Shtetit.


Poashtu kryeprokurori i Shtetit do t’i caktoj personat kontaktues për ndihmë juridike të ndërsjellë, për krimet kibernetike, për drejtësi penale ndërkombëtare, për krimet mizore dhe krimet kundër njerëzimit, për trafikimin me qenie njerëzore, për anti-terrorizmin, për anti-korrupsionin, si dhe për dhunën seksuale që ndërlidhet me konfliktin.

Pas këtij njoftimi, kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi në emër të institucionit të Prokuriorit të Shtetit ka shprehur falenderim për Prokurorinë e Përgjithshme të Shqipërisë dhe misionin EULEX, të cilët janë angazhuar dhe kanë kontribuar që Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit e Republikës së Kosovës të pranohet anëtare e Asociacionit Ndërkombëtar të Prokurorëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori