LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori Lumezi dhe shefi i EULEX-it diskutojnë për forcimin e sundimit të ligjit

Kryeprokurori Lumezi dhe shefi i EULEX-it diskutojnë për forcimin e sundimit të ligjit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i çështjeve profesionale që ndërlidhen me fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, koordinimin dhe bashkëpunimin ndër-institucional, ndryshimet në legjislacionin penal, si dhe reformat në funksion të konsolidimit të institucioneve të drejtësisë, përkatësisht institucionit të Prokurorit të Shtetit.

Po ashtu, pjesë e rëndësishme e këtij takimi ishte edhe diskutimi i përbashkët mbi gjetjet e draft raportit në lidhje me problemet dhe sfidat me të cilat përballen partnerët kosovarë të sundimit të ligjit gjatë periudhës se pandemisë, i cili do të publikohet në maj.


Më këtë rast, Kryeprokurori Lumezi ka vlerësuar lartë rolin e misionit të EULEX-it në monitorimin e punës së institucioneve gjyqësore, me theks të veçantë të sistemit prokurorial, si dhe ka deklaruar se të gjeturat dhe rekomandimet e raportit të monitorimit do të adresohen dhe do të trajtohen me seriozitet nga ana e Prokurorit të Shtetit.

Në anën tjetër, Shefi i Eulex-it Wigemark, shprehu gatishmërinë institucionale që të japin kontributin e tyre në procese të ndryshme që kanë për qëllim forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Në fund, të dyja palët e kanë vlerësuar këtë takim mjaftë të dobishme dhe produktiv si dhe shprehen gatishmërinë e ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori