LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Mustafa: Autostrada Prishtinë-Shkup, vepër e madhe

Kryeministri Mustafa: Autostrada Prishtinë-Shkup, vepër e madhe

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në përurimin e segmentit të parë të autostradës që lidh Prishtinën me Shkupin dhe ia mundëson Kosovës që të arrijë standardet e shteteve të Bashkimit Evropian, në infrastrukturën rrugore.

Në përurimin e kësaj pjese të autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, e cila në tërësi do të jetë e gjatë rreth 60 kilometra, morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, ambasadorë të akredituar në Kosovë si dhe përfaqësues të kompanisë Bechtel & Enka.

“Sot po përurojmë kyçjen e autostradës “Ibrahim Rugova” me autostradën “Arbër Xhaferi”, që është një vepër e madhe për ne dhe tepër e rëndësishme. Ky udhëkryq këtu konsiderohet si më i madhi në këtë rajon, që lidh Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë. Na lidh me Prizrenin, Shkupin, Tiranën dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Ajo që na gëzon është se janë punë shumë cilësore të cilat po bëhen”, tha kryeministri Isa Mustafa.


Duke bërë të ditur se ky është një projekt i cili Buxhetit të Kosovës i kushton rreth 600 milionë euro, Kryeministri po ashtu tha se kjo është një vepër tepër e rëndësishme për Kosovën, sepse do të përfitojnë qytetarët, do të përfitoj ekonomia dhe do të përfitojnë lidhjet e Kosovës me shtetet fqinje dhe miqtë e saj.

“Ky është edhe një projekt i cili na mundëson që ne të arrijmë kompleksin e projekteve që po i realizojmë bashkë me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, me të cilat po bëjmë përpjekje që të arrijmë standardet që kanë shtetet e BE-së. Ne kemi arritur një marrëveshje të rëndësishme me FMN-në, e cila do të na mundësojë që ne të ndërtojmë edhe rrugë të tjera të rëndësishme për vendin. Këtë autostradë do ta lidhim edhe me autostradën për Gjilan, do të vazhdojmë deri në Podujevë me autostradën “Ibrahim Rugova” dhe do të bëjmë lidhjen për Nish. Do të zgjerojmë rrugën për Mitrovicë dhe do të arrijmë në Mitrovicë me autostradë, e po ashtu do të rikonstruktojmë linjën hekurudhore që na lidh nga Hani e Elezit deri në Leshak”, tha kryeministri Isa Mustafa, duke shtuar se këto rezultate dhe suksese të mëdha do të jenë në shërbim të qytetarëve tanë, rajonit dhe miqve të Kosovës.

Sipas një komunikate të Qeverisë, Mustafa po ashtu falënderoi Bechtel & Enka-n për punën e mirë që ka bërë dhe miqtë e Kosovës për përkrahjen në këto projekte.

Për rëndësinë e kësaj vepre, para të pranishmëve folën edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ambasadorja e Turqisë, Kivilcim Kiliç, dhe ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori