LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri mburret me 3% rritje, VV-ja flet për ngecje ekonomike

Kryeministri mburret me 3% rritje, VV-ja flet për ngecje ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe kreu i “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri, po e masin zhvillimin ekonomik me kute të ndryshme, shkruan sot Koha Ditore.

I pari po mburret me atë që është bërë në zhvillimin ekonomik në vitin e parë të mandatit të tij prej kryeministri. Ymeri thotë se Qeveria nuk ka marrë asnjë vendim që mund të ketë ndikim në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Përplasja për zhvillimin ekonomik ka ardhur pasi kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se në vitin 2015 ka përparime të ndjeshme në zhvillimin ekonomik, duke e krahasuar me vitin 2014. Këtë e ka thënë përmes profilit të tij në “Facebook”.


Viti 2014 ka qenë një ndër vitet më të errëta për ekonominë, pasi rritja ekonomike ka qenë vetëm 0.9 për qind për shkak të ngërçit ekonomik dhe rënies së prodhimit të energjisë. Kosova prej vitesh ka arritur të ketë një rritje ekonomike prej rreth 3 për qind. Rritjen më të lartë ekonomike që e shënuar ka qenë prej 7 për qind, e regjistruar para krizës globale financiare të vitit 2008.

Visar Ymeri, kryetar i lëvizjes “Vetëvendosje” thotë se ka një mospërputhje jashtëzakonisht të madhe mes deklaratave dhe veprimeve të kryeministrit, Isa Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kalo në kategori