LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë – merr kritika nga qytetarët

Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë – merr kritika nga qytetarët

Kryeministri malazez, Milojko Spajiq, nuk mori pjesë në inaugurimin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Megjithatë, ai gjeti një mënyrë për të shënuar këtë ngjarje duke kënduar këngën patriotike amerikane “God Bless America” në veturë, e cila konsiderohet si një himn alternativ i Shteteve të Bashkuara.

Inaugurimi i Donald Trump si president i SHBA-së, të gjitha zhvillimet, MINUTË PAS MINUTE
Lexo po ashtu Inaugurimi i Donald Trump si president i SHBA-së, të gjitha zhvillimet, MINUTË PAS MINUTE

Në shoqërim të videos, që shkaktoi një valë kritikash, Spajiq shkroi “cikalekat dhe milingona”.


Shumë qytetarë kritikuan veprimin e tij, duke pasur parasysh se në fillim të këtij muaji, një burrë në Cetinë vrau 12 persona, ndërsa viktima e 13-të ndërroi jetë më vonë nga plagët e marra.

Spajiq gjithashtu i dërgoi një urim zyrtar Trumpit, duke theksuar se tani “Mali i Zi dhe e gjithë ekonomia botërore kanë arsye për optimizëm të madh”.

“Miqësia mbi një shekull mes vendeve tona dhe aleanca shumëvjeçare brenda NATO-s do të përparojnë të udhëhequra nga vizioni i përbashkët për rritje të fuqishme ekonomike, taksa më të ulëta dhe ekonomi të orientuara drejt qytetarëve tanë”, shkroi Spajiq në rrjetin X. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori