LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri danez udhëton me biçikletë deri në Paris

Kryeministri danez udhëton me biçikletë deri në Paris

Kryeministri i Danimarkës Lars Løkke Rasmussen do të niset me biçikletë nga Danimarka për në Paris, me një grup të biçiklistëve danez, për të mbledhur mjete financiare për fëmijët të sëmurë nga kanceri, kanë njoftuar organizatorët e aksionit.

Rasmussen, i cili ka filluar punën si kryeministër këtë muaj, do të niset më 18 korrik së bashku me 275 biçiklistë nga qyteti Ringe, në Danimarkë, për në rrugën e gjatë 1.200 kilometra deri në Paris, ka thënë koordinatorja e ekipit biçiklistik Karin Blok-Bergsted.

Gjatë rrugës për në Paris biçiklistët do të kalojnë nëpër Gjermani, Holandë, Belgjikë dhe Francë.

Ekipi Rinkebi, të cilin në vitin 2001 e kanë themeluar disa amatorë biçiklistik, vitin e kaluar ka arritur të grumbullojë 188.000 euro për njerëzit nevojtarë.


Rasmussen veçmë ka marrë pjesë në këtë aksion gjatë vitit 2007 dhe 2008 fillimisht si ministër i shëndetësisë e më pas si ministër i financave.