LAJMI I FUNDIT:

Kryebashkiaku i qytetit të Liverpulit kërkon nga policia që ta hetojë transferimin e Ross Barkleyt nga Everton te Chelsea

Kryebashkiaku i qytetit të Liverpulit kërkon nga policia që ta hetojë transferimin e Ross Barkleyt nga Everton te Chelsea

Kryebashkiaku i Liverpoolit, Joe Anderson, i ka shkruar një letër Federatës Angleze të Futbollit, ndërsa thotë edhe policia duhet që ta hetojë transferimin e Ross Barkleyt nga Everton te Chelsea.

Mesfushori nënshkroi kontratë me klubin londinez për 15 milionë funte (17 milionë euro) në fillim të muajit janar, ndërsa Anderson beson se kjo ka ndodhur pasi Chelsea e ka detyruar klubin e Evertonit ta pranojë këtë shumë.

Në letrën e shkruar nga kryebashkiaku thuhet se ai i ka kërkuar policisë që ta hetojë rastin.


Kryebashkiaku i Liverpulit, Joe Anderson

Letra është publikuar të martën nga Liverpool Echo, dhe kjo ka ndodhur pasi Barkley kaloi nga Goodison Park në Stamford Bridge, për një shifër më të ulët se që është paramenduar.

Në verë palët ishin shumë afër që të nënshkruarin për 35 milionë funte (40 milionë euro).

Barkley tani te Chelsea

Bisedimet u ringjallën në janar, por kontrata e mesfushorit të Evertonit, ishte afër  skadimit dhe Chelsea negocioi një shifër shumë më të ulët.

Anderson e përshkruan veten në letër si një mbështetës i përjetshëm i Evertonit dhe si dikush që ka një interes më të gjerë për të ardhmen e lojës.

Letra i është drejtuar kryetarit të FA-së, Greg Clarke dhe shefit ekzekutiv të Ligës Premier, Richard Scudamore.

Kryetari të FA-së, Greg Clarke

Ai kërkon që transferimet e lojtarëve të monitorohen më mirë që të mos përfitojë asnjë individ.

shefi ekzekutiv i Ligës Premier, Richard Scudamore

“Jam shumë i shqetësuar me rrethanat që kanë të bëjnë me këtë transferim. Unë po u kërkoj autoriteteve përkatëse të policisë të marrin në konsideratë nëse ka ndodhur ndonjë mashtrim”, thuhet në letër e dërguar nga kryebashkiaku Anderson. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori