LAJMI I FUNDIT:

Krokodili Harry: Spanja fituese e Botërorit

Krokodili Harry: Spanja fituese e Botërorit

A është qenie njerëzore? Jo. Krokodili 700 kilogramësh i quajtur Harry, që jeton në një park krokodilësh, ka përkrahur oktapodin Paul, duke e zgjedhur Spanjën si fituese të Botërorit të sivjetmë.

Krokodilit iu desh vetëm një minutë për ta përcaktuar fituesin e Botërorit. Ai doli shpejtë nga uji duke e ngrënë pulën e mbështjellë me flamurin e Spanjës dhe jo atë me flamurin e Holandës.

Mick Burns, pronari i parkut, ka thënë se ai u inspirua që ta bënte këtë nga oktapodi Paul, që i ka qëlluar deri më tani të gjitha rezultatet e ndeshjeve të Botërorit. /Telegrafi/