LAJMI I FUNDIT:

Kroacia ratifikoi protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO

Kroacia ratifikoi protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO

Me 116 vota “pro” dhe dy vota “kundër”, Kuvendi kroat i ka dhënë dritën jeshile anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Votimi i protokollit është ndjekur edhe nga delegacioni i Maqedonisë së Veriut, ndërsa kryetari i Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, pas votimit uroi Maqedoninë për hapat e saj dhe shtoi se Kroacia do të vazhdojë ta mbështetë në rrugën drejt eurointegrimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kroacia është vendi i pestë që ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Para Kroacisë protokollin e kanë ratifikuar Greqia, Sllovenia, Shqipëria dhe Bullgaria. Ndërsa pasditen e sotme pritet ta ratifikojë edhe Mali i Zi./Telegrafi/