LAJMI I FUNDIT:

Kroacia publikon listën preliminare prej 35 lojtarëve për EURO 2024

Kroacia publikon listën preliminare prej 35 lojtarëve për EURO 2024

Përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka publikuar sot (e hënë) listën preliminare të lojtarëve tek të cilët llogarit për Kampionatin Evropian 2024 që do të zhvillohet në Gjermani.

Kroacia gjendet në grupin B së bashku me Shqipërinë, Spanjën dhe Italinë.

Në listën e publikuar nga Dalic nuk mungojnë emrat si Modric, Kovacic, Brozovic, Perisic, Kramaric, Gvardiol dhe Vida.


Ndeshjen e parë kroatët do ta luajnë më datë 15 qershor në orën 18:00 ndaj Spanjës në qytetin e Berlinit.

Në ndeshjen e dytë më 19 qershor, Kroacia do të luajë kundër Shqipërisë në ‘Volksparkstadion’ të Hamburgut.

Ndërkohë ndeshjen që do ta mbyllë fazën e grupeve me 24 qershor, të besuarit e Zlatko Dalic do ta luajnë ndaj Italisë me fillim nga ora 21:00 në ‘Red Bull Arena’ të Leipzigut.

Trajnerët e kombëtareve pjesëmarrëse në Euro 2024 duhet ta dërgojnë në UEFA listën përfundimtare me 26 futbollistë të ftuar brenda datës 7 qershor.

Kujtojmë që Euro 2024 do të luhet nga 14 qershori deri më 14 korrik, ndërsa finalja do të zhvillohet në qytetin e Berlinit.

Lista e Kroacisë:

PORTIERË: Livakovic, Ivusic, Labrovic.

MBROJTËS: Vida, Gvardiol, Juranovic, Sosa, Stanisic, Sutalo J., Erlic, Pongracic.

MESFUSHORË: Modric, Kovacic, Brozovic, Pasalic, Vlasic, Majer, Ivanušec, Sucic, Baturina.

SULMUES: Perišić, Kramarić, Petković, Pjaca, Budimir, Pasalić Marco.

LISTA REZERVË: Barisic, Ćaleta-Car, Jakic, Kotarski, Fruk, Ljubiçic, Matanovic, Sigur, Petar Sucic./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Mesfushori i Arsenalit do të largohet falas në verë, Barcelona dhe dy klube tjera e duan atë

Mesfushori i Arsenalit do të largohet falas në verë, Barcelona dhe dy klube tjera e duan atë

Premier League
Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Ndërkombëtare
Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori