LAJMI I FUNDIT:

Kroacia i kërcënohet me sanksione Serbisë

Kroacia i kërcënohet me sanksione Serbisë

Shefi i diplomacisë kroate Mirko Kovaç thotë se Serbia do të ballafaqohej me sanksione të rrepta nëse do të arrestonte ndonjë qytetar nga Kroacia.

Kovaç më herët kishte thënë se Serbia duhet të suspendojë Ligjin për juridiksionin e përgjithshëm dhe të bashkëpunojë me Gjykatën e Hagës dhe t’i zbatojë e t’i respektojë të gjitha vendimet, ndërsa ka përsëritur kërkesat që pala kroate i ka paraqitur si kusht për hapjen e kapitujve 23 e 24, transmeton Koha.net.

“Mendoj se është pothuaj e pamundur që Qeveria serbe të ketë guximin të bëjë diçka të ngjashme, pasi do të duhej të llogariste në kundërmasa. Njëra nga ato është bllokada absolute e negociatave në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian” ka thënë Kovaç për mediet kroate, njofton Al Jaazera, transmeton Koha.net.


Ai ka thënë se Kroacia do të bllokojë çdo aktakuzë që do ta aktivizojë Serbia.
“Është koha që Serbia të fillojë së menduari se ka udhëheqje të forcave serbe që kanë qenë të përfshira në agresionin kundër Kroacisë dhe le ta hetojnë atë”, ka përfunduar Kovaç.
Serbia ka bërë hapjen e kapitujve 23 e 24 për anëtarësim në BE të hënën e kësaj jave.

Kroacia ka thënë se vazhdimi i negociatave në këta kapituj do të varet nga përplotësimi i kushteve që i ka bërë ndër të cilët është edhe përmirësimi i pozitës së minoritetit kroat në Serbi.

Në trend Botë

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë
Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Botë
Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Botë
Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Botë
Kalo në kategori