LAJMI I FUNDIT:

Kroacia i dërgon notë proteste Serbisë

Kroacia i dërgon notë proteste Serbisë

Ministria e3 Jashtme e Kroacisë i ka dërguar notë proteste Serbisë me të cilën i bën thirrje të mos përdor në komunikim me të fjalorin e sistemit komunist të Jugosllavisë së dështuar dhe të politikës agresive serbomadhe nga vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar, që pësoi humbje morale e ushtarake, transmeton Koha.net raportimin e medieve të atjeshme.

Ministria kroate kërkon nga përfaqësuesit më të lartë të pushtetit serb që komunikimi me përfaqësuesit e Kroacisë të bëhet në frymën e vlerave bazë europiane të respektimit të dinjitetit njerëzor, lirisë, demokracisë, barazisë, sundimit të të drejtës dhe respektimit të të drejtave njerëzore, përfshirë edhe të drejtat e pakicave kombëtare.

Kroacia ia kujton Serbisë detyrimet në fushën e gjyqësorit dhe të drejtës, që përfshin bashkëpunimin rajonal dhe të fqinjësisë së mirë kur është fjala për për zgjidhjen e3 problemit të krimeve të luftës dhe të shmang konfliktin e kompetencave.


Dje, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se ambasadorja e Serbisë në Kroaci ka refuzuar të pranojë notën e protestës kroate.

Në trend Botë

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Botë
Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Botë
Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Botë
Kalo në kategori