Për herë të dytë brenda vitit, në Kosovë pritet të kthehet emergjenca energjetike.
Kjo sepse Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të hyjnë përsëri në fuqi masat emergjente për të menaxhuar sado pak krizën e furnizimit me rrymë.
Këto masa të propozuara nga Ministria e Ekonomisë, janë miratuar në kabinetin qeveritar dhe pasi të marrin aprovimin edhe të Kuvendit, pritet të jenë në fuqi për së paku 60 ditë.
Por, deputetët e opozitës po thonë se janë skeptik që këto masa do të sjellin ndryshime në furnizim dhe në çmime të energjisë.
“Në kuptimin legal vendimi është i drejtë, ka bazë juridike ia lejon ligji për energjinë dhe qeveria mund të përdorë të gjithë mekanizmat juridik. Në kuptimin praktik qeveria edhe në fillim të vitit ka pasur një zbatim të këtij neni për shpalljen e masave emergjente për dy muaj rresht, por që efektet kanë qenë zero, pra nuk nënkupton vetëm fuqia juridike nëse nuk shohim veprime operacionale, organizative dhe mobolizuese në sektorin energjetik”, ka thënë Ferat Shala, deputet nga PDK.
Deputeti i PDK-së, Shala, thotë se kanë dhënë edhe rekomandime për masat që do duhej të merreshin për energjinë.
“Rekomandimet i kemi dhënë edhe në media, do duhej urgjentisht të hiqej TVSH-ja për tarifat, do të duhej që të subvencionohej KEK-u në mënyrë legale që të ulej tantiema nga 3 euro që është sot, për thëngjillin në 0.26 cent e cila do të favorizonte çështjen e kostos së prodhimit të energjisë”, shtoi Shala.
Trim Tërnava, njohës i sektorit të energjisë, megjithëse nuk deshi të komentojë direkt vendimin e Qeverisë së Kosovës, thotë se subvencionimi nga qeveria do të jetë ndihmë për qytetarët.
“Në situatën ku ndodhemi, ku shihet që çmimet e energjisë elektrike vetëm po rriten dhe pse jemi gjatë sezonës së verës, e vetmja formë se si qytetarët do të mund t’i përballojnë këto rritje të çmimeve është përmes subvencionimit direkt nga qeveria. Subvencionimi duhet me qenë i ndarë, një pjesë të subvencionohen kompanitë akteret e sektorit të energjisë në mënyrë që të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, në anën tjetër të punohet në subvencionim direkt të qytetarëve që të shikojnë alternative sidomos për pjesën e ngrohjes”, ka thënë Trim Tërnava – njohës i energjisë.
RTV Dukagjini ka pyetur edhe KEK-un për përgatitjet e tyre dhe kapacitetin për të mbuluar konsumin e energjisë elektrike për muaj e dimrit, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.
KEDS-i ndërkaq tashmë ka kërkuar nga ZRRE-ja një tjetër shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike, të cilat u rriten në muajin shkurt të këtij viti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë