Poezi nga: Vladimir Mayakovsky
Përktheu: Faslli Haliti
Të gjithë
në krahët e modës:
me ngut
duke u zvarritur
si një qen
që kafshon bishtin e vet,
cilido
bën autokritikë.
Ai vetë
burokrati sovjetik,
rreh
gjoksin ministror:
Këshillat
mua më japin
përherë kënaqësi.
Kritikoni!
Unë
nuk jam arrogant.
Por …
ajo shfryrje
e gazetës së murit …
Ç’kuptim ka
të luash
bësh
korrespondentin punëtor?
“Shkruani
vëzhgimet tuaja
dhe i përcillni ato
në rrugë hierarkike”.
Autokritiku
sovjetik budalla
arsyeton kështu,
dhe tiranizon:
“Unë nuk jam
Armik
i kritikës
Por korrespondeti punëtor
shkon duke mbjellur
budallallëqe.
Kritikoni!
Nuk ofendohem.
Nëse kritika ka buon sens
zemra gëzohet.
Por …
Me kusht që kritiku
të mos jetë
inferior
shtatëmbëdhjetë gradë”.
I ëmbëlsuar me mjaltë
dhe i zellshëm
kritiku një sahanlëpirës.
Dhe pikërisht
për këtë
direktivë
ai
nuk ka vlerësuar
kurrë askënd.
Për ditë
të tëra
mund të mundohesh
që tashmë,
i ke marrë
nga lart,
sepse superiori
duke parë zellin,
nuk të hedhë
jashtë organikës.
Seriozisht
ngulin vështrimin
specialistët
mbi modën e kritikës;
thonë:
“Këndoni,
kritikë-këngëzues
rrihni
ujë me gjuhë”.
Shumë
panë
vite me radhë
fushatat e dhunshme, sulmet.
Do të duhet
tashmë
të rrini në arkivin e modave,
moda
të autogërmimit.
Po korrespondeti punëtor?
Ja,
shikoje!
krejt i dëshpëruar
dhe shih si shikon vëngër:
autokritika
të tilla
bëjnë që të kërcasë
lëkura e zverkut.
Duart e mëdha pasive
të kota
futen
në xhep.
U detyrua
të hesht
i kashaisur,
i shtrydhur
e i sistemuar.
Një llavë frazash,
për të mos dalë jashtë tyre.
Kush me vështirësi,
e kush me vrull,
secili,
mbi kalin
e slloganit të modës
bën kritikë kundër vetes së vet.
Qytetarë,
S’duam të na vini e të na thoni
se kjo
është autokritikë!
Dhe ndërsa
Liderët radhisin varg
thashethemet demokratike,
midis nesh
jetojnë
të devotshmit e heshtjes
delet
e klasës punëtore.
Por, ndërsa
ne heshtim si skllevër,
hordhitë
e ish të bardhëve
forcohen:
ndizen,
dhe grabisin, vjedhin,
dhe të pabindurve, ua dërrmojnë
turirin.
Lëkura
e të heshturve
ka një strukturë dinake:
i pështyn në fytyrë,
e ata e fshijnë.
“Në rregull
nuk bënë zë aspak,
përse
duhet të ankohemi?
S’duam
t’i themi lamtumirë
rrogëzës sonë”.
Do të valojnë
gjysmë ore
në një cep,
pastaj përsëri
do të fillojnë të dridhen.
Hajt,
Zgjohuni, ju që flini!
Hiqua maskat
nga koka deri te këmbët.
Shok,
nuk duhet të heshtësh!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Prizreni ruan monedhat ilire

IA-ja do të jetë e aftë të manipulojë emocionet: Ishiguro mbi të ardhmen e letërsisë dhe të vërtetës

Në grahmat e fundit

Gjuha shqipe e vështirë?!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës