Në pamje të parë ndërtesë e vjetër, e lënë pas dore, e ftohtë dhe pa ajrosje të duhur. Hapësirë e ngushtë dhe jo adekuate për peshën dhe rëndësinë që kanë brenda dokumentet.
Kur hyn brenda dhe eksploron, sheh dokumentet dhe fotografitë të kaplon një ndjesi tjetër, kthehesh në vitet e luftës 98/99 dhe tragjeditë që kanë pësuar familjet në Kosovë.
Objekti ku është i vendosur Këshilli koordinues për të zhdukurit dhe krimet e luftës nuk i plotëson as për së afërmi kushtet për prezantimin e atyre fotografive dhe dëshmive të luftës.
Në këtë objekt ekzistojnë qindra fotografi që dokumentojnë tmerrin që kanë përjetuar qytetarët e Kosovës gjatë luftës, argumentojnë krimet e Serbisë në Kosovë, e shumë prej tyre të lëna në tavolinë në mungesë të hapësirës për t’i vendosur.
Në muret, nuk rrinin fotografitë e vendosura pasi aty janë improvizuar dhe jo të vendosura si do të duhej. Punëtorët aty i kanë rregulluar me mundësitë e tyre, por nuk ka pasur një ‘dorë profesionale’ që do t’i vendoste siç duhej e t’iu prezantoheshin të gjithë atyre që janë të interesuar të mësojnë për luftën e fundit.
Vetëm gjatë qëndrimit të Telegrafit aty, fotografitë ranë disa herë, thyhej xhami i kornizës e mundësitë për tu dëmtuar fotografitë rriteshin.
Ahmeti Grajqevci, kryetari i Këshilli koordinues për të zhdukurit dhe krimet e luftës në Kosovë, ka bërë të ditur për Telegrafin se posedon mijëra fotografi që argumentojnë krimet e Serbisë në Kosovë.
Ai tha se ato duhet të sigurohen e mos të qëndrojnë në vende jo adekuate, pasi përmes tyre mund të dokumentohen shumë krime të Serbisë.
“Janë mijëra foto që argumentojnë krimet e Serbisë në Kosovë e rrinë arkivave në mungesë të mjeteve financiare… Janë 7-8 mijë dosje që rrinë në sirtar”, tha Grajqevci.
Kryetari i Këshillit koordinues tha po ashtu se gjendja e objektit ku punojnë është katastrofale dhe nuk i plotëson as për së afërmi nevojat për punë dhe për ekspozimin e fotografive të luftës.
“Kemi mungesë hapësire, objekti ku me i vendosë fotografitë. Kemi mungesë logjistike”, tha Grajqevci.
Ai bëri të ditur se një hapësirë ekspozimi do të duhej ta kishin edhe gjësendet që janë gjetur në teshat e personave të vrarë, si shkrepëse, cigare, çelësa, fotografi etj.
Ndryshe, në Kosovë janë rreth 13, 500 persona të vrarë gjatë luftës së fundit.
Prej përfundimit të luftës e deri më sot, në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Komisionin Qeveritar të Kosovës për Persona të Zhdukur, sipas kërkesave të familjarëve, janë evidentuar 6.057 raste të personave të zhdukur, si pasojë e luftës në Kosovë. Fati i shumicës prej tyre tashmë është zbardhur, por për 1.634 persona ende nuk dihet asgjë.
Qytetarët e Kosovës gjatë luftës janë përballur edhe me dhunë seksuale, ku numri i viktimave llogaritet të jetë rreth 20 mijë vetë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025