LAJMI I FUNDIT:

Krenare për thonjtë gjysmë metri

Krenare për thonjtë gjysmë metri

Jazz këngëtarja Ison Sinkfield nga SHBA-të rritë dhe kujdeset për thonjtë e saj që 22 vjet. Thoi më i gjatë i saj është 60 centimetra dhe ende po rritet.

Ison çdo muaj shkon në manikyr ku seancat zgjasin më shumë se pesë orë. Ajo thotë se ndihet krenare për thonjtë dhe se ka dëshirë t’i ekspozojë ata në shoun e njohur televiziv amerikan “Oprah Show”.

Në pyetjen se si njerëzit komentojnë thonjtë e saj, Ison tha se gjithmonë ka të atillë që nuk e kuptojnë, por edhe të tillë që e përkrahin. “Mund t’i bëjë të gjitha punët me këta thonj përveç se ti mbathi këpucët. Nuk vë as dorëza pasi nuk mund t’i mbajë”, deklaroi Ison. /Telegrafi/